Futboll Sport

EKUBAN I SJELL FAT EKIPIT/ Futet dhe shënon sërish në Turqi (VIDEO)

Ish-sulmuesi i talentuar i Partizanit, Caleb Ekuban, tashmë është ambientuar shumë mirë në futbollin turk dhe po bëhet vendimtar për Trabzonsporin, ku aktivizohet prej këtij sezoni, në huazim me të drejtë blerjeje nga Leeds.

Italo-ganezi nuk ka luajtur asnjë ndeshje nga minuta e parë në Superligën turke, pasi është marrë nga Trabzonspori pikërisht për të pasur një alternativë cilësore në stol dhe sulmuesi po e bën më së miri detyrën.

Sot Trabzonspor luante një ndeshje të vështirë kundër Konyaspor, të cilët e fitoi 3-0, por të gjithë golat në fund, pas futjes së Ekuban.

Në minutën e 69-të Ekuban u aktivizua në vend të mesfushorit ofensiv Yazici dhe në minutën e 76-të erdhi goli i avantazhit me 11-metërsh. Një minutë më vonë Ekuban u tregua shumë i shkathët në zonë, duke shënuar golin e dytë, që praktikisht vulosi triumfin e Trabzonsporit, që në fundin e takimit shënoi edhe golin e tretë.

Tre gola në kampionat për Ekuban këtë sezon, por në vetëm 200 minuta futboll, rendiment i pabesueshëm, aq më shumë që golat e tij kanë ardhur në fitore të pastra dhe kanë pasur rëndësi të madhe, sidomos javën e shkuar në Kayseri. Tashmë Trabzonspor është vetëm 5 pikë larg kreut, por me një ndeshje më shumë.

Related posts

FUTBOLLI ËSHTË NË ANKTH/ Kishin luajtur në të njëjtin ekip me Sala, 2 “kuqezinjtë” mesazh për argjentinasin

Delo.autor

Atdhe Nuhiut i ofrohet zgjatja e kontratës me Sheffield Wednesdayn

Sadik.Autor

STADIUM MODERN/ Superiores i shtohet sezonin tjetër një impiant për ndeshje ndërkombëtare

Delo.autor

Leave a Comment