Futboll La Liga Sport

ZBULON PËRFORCIMIN E RADHËS/ Barcelona nënshkruan me 19-vjeçarin brazilian…

Barcelona është shumë pranë nënshkrimit me mbrojtësin 19-vjeçar brazilian Vitao, që luan me skuadrën e Palmeiras. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, mbrojtësi i qendrës është përforcimi i radhës së skuadrës katalanase, për të cilin do të paguajë 20 milionë euro.

I gjatë 1.86 metra, lojtari pritet të mbërrijë që në fund të shkurtit në Spanjë dhe më pas Vitao do t’i bashkohet ekipit të Barcelona B. “Marca” e konsideron brazilianin si një gjigant të pakalueshëm në mbrojtje, që ka shkëlqyer edhe në kampionat.

Madje ai është grumbulluar si në kombëtaren U-17 ashtu dhe atë U-20 të Brazilit. Barcelona shpreson që ai të jetë lideri i mbrojtjes “blaugrana” pas 2-3 sezonesh, ku te skuadra B e këtij klubi do të mësojë filozofinë e lojës së Barcelonës.

Vitao do të fitojë përvojën e duhur të skuadra e Barcelonës B, për të qenë më pas gati për të kaluar në ekipin e parë. Ai mund të luajë edhe si mesfushor mbrojtës, ndaj te Barcelona presin shumë në të ardhmen e talentit 19-vjeçar.

Related posts

“RONALDO I MBARUAR? LLAFE KAFESH”/ Ish-përgatitësi i CR7: E çuditshme si e hedhin poshtë…

Delo.autor

“KATALANASIT” DËSHTUAN NË FUSHË/ Por tifozja e Barcelonës “TËRBON” fansat me linjat e saj “BOMBASTIKE” (FOTO)

Delo.autor

COVID-19/ Stadiumet e boshatisura prej koronavirusit, Interi merr vendimin për biletat

Delo.autor

Leave a Comment