Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Grupi i fuqishëm nga Katari synon që të blejë klubin…

“Qatar Investment Authority” po kërkon të zgjerojë shtrirjen e vet në futbollin evropian, pasi deri tani kanë blerë Paris Saint-Germain dhe e kanë rritur në nivelet aktuale falë investimeve kolosale.

Sipas “Milano Finanza” grupi i fuqishëm nga Katari synon që të blejë një klub ikonë në Itali, për këtë synohet që të arrihet te Roma ose Milani.

Roma ka arritur një marrëveshje me “Qatar Airways” dhe presidenti amerikan i klubit, James Pallota i ka kontaktet e vendosura me sheikët e naftës dhe ai mund ta konsiderojë shitjen e klubit duke qenë se ka ndeshur probleme me bashkinë për të filluar ndërtimin e stadiumit të ri.

Problem më i madh mbetet Vatikani, që në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që një grup nga një shtet islamik të blejë skuadrën e Romës, epiqendra e krishterimit. Përplasje të forta pati edhe sezonin e kaluar, teksa Vatikani ishte tërësisht kundër që “Qatar Airways” të ishte sponsor i kryeqytetit të Italisë.

Pista Milan është ajo që qëndron më shumë. Kuqezinjtë e marrë në pronësi nga “Fondi Elliot” kanë njohur progres që pas largimit të kinezit Li Yonghong. Çështjet financiare janë zgjidhur dhe projekti për stadiumin e ri është duke marrë jetë dhe shumë shpejt mund të ketë një plan të vërtetë për të filluar punimet.

Mirëpo fondi amerikan në filozofinë e vet ka që gjithmonë blen asete për çmim të lirë apo që janë në rrezik duke iu rritur imazhin me investime të fuqishme dhe më pas i shet. Për këtë, të gjitha rrugën çojnë që në Milano mund të mbërrijë “Qatar Investment Authority”.

Related posts

Guardiola: Man City mund t’i fitojë katër trofe? Duhet t’i kemi 32 lojtarë

Q.Autor

ZBULON PRAPASKENAT E BUJSHME/ Ish-presidenti i Deportivos: CR7 ma afruan ta blija 18 vjeç, ja çmimi që duhej të paguaja

Delo.autor

Zidane: Më duhet të gjej problemin, unë jam përgjegjësi

Q.Autor

Leave a Comment