Gossip

ËSHTË NJERIU ME ZEMËR TË MADHE/ James Rodriguez vishet si BABAGJYSH për një “MISION SPECIAL” (FOTO)

James Rodriguez ka treguar se është një njeri me zemër të madhe, teksa ka dhuruar lumturi dhe dhurata i veshur si babagjysh në spitalin e Kolumbisë.

Futbollisti ka postuar disa fotografi në profilin e tij të Instagram-it. Shumë prindër nuk kanë qenë në gjendje ta njihnin atë për shkak se kishte mbuluar fytyrën me një mjekër të gjatë të bardhë, por një nënë kur ai ka hequr maskën ka shpërthyer në lot teksa ka falënderuar Rodriguez që kishte menduar për ata.

Fëmijët nuk mund t’iu besonin syve kur zbulonin se kush fshihej nën veshjen e babagjyshit, shumë prej tyre realizuan fotot me yllin e Bayern-it.

Kolumbiani nuk ka luajtur në 6 ndeshjet e fundit të bavarezëve për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit, ndërsa ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 11 paraqitje këtë sezon.

Related posts

NGA GEORGINA TEK MELENA/ Këto janë partneret seksi të futbollistëve që pritet t’i vënë “flakën” Europianit

Delo.autor

MODERATORJA SPORTIVE HEQ DORË NGA FUTBOLLISTËT/ Einxhel Shkira: Tani më tërheqin vëmendjen… (FOTO)

Delo.autor

SFIDA “SWICH THE FLIP”/ Shikoni çfarë bën kapiteni i Laçit me partneren seksi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment