Futboll Premier League Sport

MAN UNITED – BOURNEMOUTH/ “Djajtë e Kuq” kërkojnë ta vazhdojë formën e mirë (FORMACIONET ZYRTARE)

Manchester Unitedi do të tentojë ta vazhdojë formën e mirë pas ndryshimit të trajnerit edhe në ndeshjen e sotme kundër Bournemouthit, e cila do të zhvillohet në orën 17:30 në Old Trafford.

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe emërimit të Ole Gunnar Solskjaer në pozitën e trajnerit, Manchester Unitedi ka arritur t’i shënojë tetë gola dhe i ka pranuar vetëm dy në dy ndeshjet e fundit.

Fitorja me rezultat 3-1 kundër Huddersfieldit në xhiron e kaluar bën që “Djajtë e kuq” të jenë të pamposhtur për shtatë ndeshje në shtëpi. Ndeshjet në Old Trafford kanë përfunduar me më shumë gola se në cilindo stadium tjetër në Premierligë këtë sezon.

Në anën tjetër, Bournemouth vjen në Old Trafford pas një disfatë turpëruese në Wembley, ku u mposhtën me rezultat 5-1. Ata pozicionohen në vendin e 12-të në tabelën e Premierligës, plot gjashtë vende më poshtë se “Djajtë e kuq”.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Manchester United: 

Bournemouth: 

Related posts

FEDERATA FAL NEYMAR/ Vieira shpërthen: Janë gjëra të papranueshme

Delo.autor

Sampaoli mendon për FRANCËN: Messi UNIK, luajta me 3 mesfushorë të fortë sepse…

Isa.Autor

BOLOGNA-MILAN/ Pas gabimit të Ibrahimovic nga pika e bardhë, Rebic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment