Futboll Premier League Sport

ISH-SULMUESI I “DJAJVE TË KUQ”/ Rooney: Edhe kuzhinieret e urrenin jetën në Man United me Mourinhon

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka zbuluar se situata brenda klubit ishte aq e keqe nën Jose Mourinhon, saqë edhe kuzhinieret dhe pjesa tjetër e stafit teknik ishin të pakënaqur.

Ish-kapiteni i “Djajve të kuq”, Rooney, ka sqaruar se si atmosfera toksike brenda Manchester Unitedit ishte shpërndarë edhe përtej vetëm futbollistëve në të gjithë stafin që punonte për këtë klub.

“Nuk ishin vetëm lojtarët, por i gjithë klubi. Jam i sigurt se e njëjta vlente edhe për Woodwardin, stafin, kuzhinierët, punonjësit teknik. Askush nuk po e shijonte. Solskjaer [trajneri ri] e përmirësoi këtë gjë menjëherë dhe e di se ata janë të lumtur tani”, ka thënë Rooney.

“Sapo e mori këtë punë Ole, unë kisha luajtur bashkë me Olen në United, kështu që ia dërgova një mesazh për t’ia uruar punën. Ia shpreha atij ndjenjat e mia dhe mendimet që i kisha pasi kisha biseduar me disa lojtarë dhe se çfarë mendoja se duhej të ndryshonte”.

“Pikë së pari, duhet t’i bësh djelmoshat ta shijojnë futbollin përsëri. Kjo është gjithçka që duan ata”.

Të martën , drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, e ekzekutoi vendimin për shkarkimin e Mourinhos, që ishte marrë një ditë më parë nga bordi i Manchester Unitedit. Pronarët e klubit, familja Glazer, kishin vendosur t’ia paguanin Mourinhos 25 përqindëshin e pagës që nevojitej për ta shkarkuar. Shuma të cilën ia pagoi klubi Mourinhos besohet se është 26.7 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Vendimi i marrë nga bordi i klubit të Old Traffordit u nxit nga faktorë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe zhgënjimin nga ndeshja kundër Liverpoolit, vendimin e Mourinhos për të mos e përdorur Pogbën në këtë ndeshje dhe deklaratat e tij negative gjatë konferencave për shtyp.

Drejtuesit e klubit gjithashtu ndienin se as lojtarët, por as stafi i klubit, nuk ishin të lumtur me Mourinhon si trajneri dhe për këtë arsye e panë të nevojshme të bëjnë një ndryshim. Tani, si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit është emëruar Ole Gunnar Solskjaer.

Related posts

E BUJSHME/ Klopp: Goli i Manchesterit tregon problemet që ka VAR-i

Delo.autor

Kapiteni i Napoli i sigurtë : ANCELOTTI do të na udhëheqë drejt SUKSESIT…

Isa.Autor

FINALJA E CHAMPIONSIT BËN INTERIN TË BUZËQESHË/ Miliona euro dhe rinovim për dy yjet e skuadrës

F.autor

Leave a Comment