Futboll Sport

FINALJA E KUPËS SË BOTËS PËR KLUBE/ ​Mësohet arsyeja përse Ramos u fishkëllye nga tifozët…

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, u bë viktimë e fishkëllimave të tifozëve gjatë ndeshjes së djeshme në finalen e Kupës së Botës për Klube. Tani është zbuluar se ai u fishkëllye nga tifozët lokalë në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të Mohamed Salahut.

Të shtunën, Real Madridi u përballë me Al Ain në stadiumin e qytetit në Abu Dhabi dhe tifozët në tribunat e stadiumit ende mbanin inat ndaj spanjollin për ndërhyrjen që e kishte bërë ndaj Salahut në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Sa herë Ramosi e prekte topin gjatë ndeshjes, ose edhe vetëm afrohej te topi, tifozët fillonin menjëherë të fishkëllejnë, duke ia kujtuar Ramosit se ata nuk e kanë harruar ndërhyrjen në Kiev sezonin e kaluar.

“Sulmuesi egjiptian është ikonë në futbollin arab dhe incidenti në Kiev ka bërë të arabët të kthehen kundër qendërmbrojtësit spanjoll. Kjo gjë u vërejt gjatë ndeshjes së djeshme”, shkruan Marca.

Megjithatë, fishkëllimat duket se nuk i penguan Ramosit shumë. Real Madridi arriti ta sigurojë një fitore me rezultat 4-1 kundër Al Ain, duke e fituar për të tretin vit radhazi trofeun e Kupës së Botës për Klube

Madje, edhe Ramosi arriti ta shënonte një gol, pas golit të Luka Modricit, Marcos Llorentes dhe një autogoli nga Nader Moustafa.

Kjo ishte finalja e 25-të për Ramos, duke i përfshirë ndeshjet edhe për Real Madridin edhe për Kombëtaren e Spanjës. Nga këto 25 finale, ai ka triumfuar në gjithsej 18 prej tyre.

Related posts

Ronaldo kërcen SHUMË lart? Harrojeni, shikoni Kanen që tashmë është bërë hit në rrjetet sociale (FOTO)

Q.Autor

ZYRTARE/ Partizani prezanton trajnerin e ri, serbi Aleksander Veselinovic ‘timonieri’ i ri i ‘Demave’

F.autor

SULMON TRAJNERIN CONTE PËR ZHGËNJIMIN NË EUROPË/ Cassano: Vetëm kërkon alibi, i masakroi të gjithë lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment