Futboll La Liga Sport

FITOI KUPËN E BOTËS/ Ceremonia e “Topit të Artë 2018”, Griezmann “thumbon” rivalët (VIDEO)

Fituesi i “Topit të Artë 2018” mbetet ende në pikëpyetje, pavarësisht se të shumtë janë zërat ku pohojnë se fituesi i saj do të jetë kroati i Realit të Madridit, Luka Modric.

Një kandidat potencial për të fituar këtë trofe prestigjoz është dhe francezi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili u shpall kampion bote me Francën, në verën e këtij viti. Duke pasur shpresa se do të jetë ai fituesi, Griezmann do të marrë pjesë në ceremoninë, teksa është ndalur për mikrofonin e “L’Equipe”, ku është shprehur:

“Tashmë jam në Francë, në vendin tim. Është kënaqësi. Është një mbrëmje e bukur dhe ne do të gëzojmë.

Trofeu? Do të shohim votat, pasi mendoj se ishte normale të isha këtu. Është normale që nuk ka trofe për të gjithë, por për mua pjesëmarrja është më e rëndësishmja.

Nëse nuk është një francez? Do të ishte një turp, por ndoshta Liga e Kampionëve ose kampionati do të ishin më të rëndësishme se një Kupë e Botës. Siç thashë, do të shohim. Sidoqoftë ne nuk do ta dhuronim Kupën e Botës me një Top të Artë “. -tha Griezmann.

Related posts

MILANI FËRKON DUART/ Ylli i PSG nuk rinovon kontratën me francezët dhe kërkon…

Isa.Autor

Marika, një tifoze që ngre temperaturat në Romë (FOTO)

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ De Laurentiis refuzon ofertën e Manchester United dhe fikson çmimin e yllit të tij

Delo.autor

Leave a Comment