Futboll Sport

FITOI “TOPIN E ARTË”/ Modric: I kam dy vite të mbetura në kontratë, dëshiroj të…

Luka Modric ia ka mbyllur derën kalimit të mundshëm nga Real Madridi në Inter, menjëherë pasi e fitoi Topin e Artë të hënën në Paris.

Gjatë verës u raportua bujshëm për kalimin e Modricit në Inter, ndërsa pak muaj më parë e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” pohoi se mesfushori kroat ishte i trishtuar në Madrid.

Megjithatë, Modric u shpreh ndryshe në fjalimin e tij pas fitimit të Topit të Artë të hënën mbrëma.

“I kam dy vite të mbetura dhe shpresoj që do ta kem edhe një tjetër kontratë me Madridin”, tha Modric.

Madje ai insistoi se dëshiron të pensionohet në Real Madrid.

“Klubi më ka shfaqur shumë dashuri prandaj do të doja të pensionohem në Real Madrid. Familjes sime i pëlqen dhe dua të vazhdojë ta shijoj këtë klub të madh”, shtoi ai.

Related posts

DALIC SULMON CR7/ RONALDO një EGOIST, nuk do e doja në skuadër portugezin

Isa.Autor

YILDIZ ME ÇDO KUSHT/ Xabi Alonso i fiksuar pas turkut, fut në “siklet” Perez

F.autor

E përzuri nga Real Madridi, habit futbollisti: Zidane është idhulli im!

Q.Autor

Leave a Comment