Futboll Seria A Sport

MERR NJË GODITJE “ZONJA E VJETËR”/ Qendërmbrojtësi i Juventusit mungon 2 muaj…

Juventusi ka marrë një goditje mëngjesin e të martës, pasi mësoi se qendërmbrojtësi Andrea Barzagli, do të mungojë dy muaj si pasojë e lëndimit në kofshë.

Sipas Calcio News 24, Barzagli e ka dëmtuar rëndë kofshën dhe do të mungojë 45 deri në 60 ditë.

37-vjeçari i ka luajtur vetëm 200 minuta futboll për Juven këtë sezon, por nuk pritet të kthehet deri pas Vitit të Ri.

Italiani do t’i humbasë ndeshjet ndaj Interit, Romës dhe Torinos, si dhe ndeshjen e Juves ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve dhe kundër Milanit në Super Kupën e Italisë.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes në formë, Ferrari në krizë pas testeve të para dimërore

Delo.autor

Morata: Nuk do të doja që fëmijët e mi të shikonin atë që kam bërë…

Sadik.Autor

PRITET TË LARGOHET NGA LIVERPOOL/ Mesfushori Shaqiri shumë pranë kalimit te ekipi i madh francez…

Delo.autor

Leave a Comment