Futboll Shqipëri Sport

FITORE PAS 2 MUAJSH/ GJOKA NUK feston 3 pikët: Kemi probleme, sepse…

Pas fitores së vuajtur ndaj Luftëtarit 1-0 në shtëpi, trajneri i Kamzës Ernest Gjoka u shfaq i pakënaqur pas takimit. Për Supersport, ai u shpreh se dëmtimet e pësuara sot në takim, e shqetësojnë shumë për vazhdimësinë e kampionatit.

“Është shumë e rëndësishme. Fitorja në futboll të jep moral. Ato punë të mira i bëjmë me shumë vuajtje, me shumë kosto. Tre lojtarë i ndërruam.
Është skuadër me cilësi. Kam besim. Por duhet të shohim me qetësi. Kemi shumë probleme. Futbollistët vritën, dëmtohen, rikuperohe, futen në fushë dhe vriten prapë. Kemi shumë vuajtje. Nuk mendoj për fitoren, por për dëmtimet e dy qendërmbrojtësave na kanë hapur punë. Duhet të mendojmë për më tej.
Qetësia e bashkëpunimi i krijon këto rezultate. Kundër kemi pikët. Pjesën tjetër e kemi menaxhuar mirë.

Unë mendoj që ekipi u duk se lodh nga zëvendësimet e dy qendërmbrojtësve. Ekipi u fut pak prapa. Është një ndeshje me tension dhe në këto takime nuk na intereson bukuria. Qëllimi kryesor ishte 3 pikët për të marrë sot.

Natyrisht që do ta kërkoja golin. Luftëtari u hodh përpara dhe la shumë hapësira. Ne i patëm rastet, por nuk shënuam.
Kjo është jashtë funksionit tim si trajner. Unë s’mund të përgjigjem për këto marrëdhënie se janë private”, u shpreh Gjoka.

Related posts

NGA LEGJENDË FUTBOLLI NË SHOFER TAKSIE/ Hakan Shukur: Erdogani më mori të gjithë pasurinë, më jepni një…

Delo.autor

RONALDO BËN MERKATO/ Portugezi vendos nëse Icardi duhet të transferohet te Juvja

Delo.autor

Interi pranë talentit të madh/ Manchester City dhe Barcelona tentojnë të prishin punë!

Delo.autor

Leave a Comment