Futboll Shqipëri Sport

Flamurtari-Laçi/ Formacionet: Daja hedh titullar një 17-vjeçar, ndryshime edhe te kurbinasit

Do të luhet në Vlorë, sfida përmbyllëse e javës së 16-të të Kategorisë Superiore, mes Flamurtarit dhe Laçit. Kuqezinjtë e Ilir Dajës do të kërkojnë të rikthehen te fitorja për t’iu afruar rivalëve në luftën për një vend në zonën e Europës.

Nga ana tjetër, kurbinasit në 5 takimet e fundit kanë arritur 3 fitore 1 barazim dhe 1 humbje. Një triumf ndaj vlonjatëve, do ta rriste në +7 diferencën ndaj Flamurtarit të vendit të 6-të dhe do ta barazonte skuadrën e Memellit me Teutën.

Trajneri Daja nuk ka në dispozicion Bathën dhe Useinin, të cilët zëvendësohen nga Pollozhani dhe 17-vjeçarit, Rrapaj. Teksa sulmi do të formohet nga treshja Alvesh-Kale-Bushiç. Për sa i përket Laçit, Gjoni ka zënë vendin e Elerit të dëmtuar, ndërko Shtubina është graduar në majën e sulmit.

FLAMURTARI-LAÇI

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Kotobelli, Pollozhani, Mustafa, Rrapaj, Alvesh, Kale, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Mersinaj, Sefgjini, Gjoni, Jonuzi, Lushkja, Berisha, Shtubina, Xhixha. Trajner: Migen Memelli

Gjyqtar: Glen Tona

Related posts

E PABESUESHME/ “Ylli” i Bayern Munichut rrezikon karrierën, mund të përfundojë…

Sadik.Autor

JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ “Zonja e Vjetër” kalon në avantazh, shënon CR7

Delo.autor

RRËFEN NJË EPISOD/ Smertin: Shkatërrova divanin në jahtin e Abramovich, por transferimi nuk dështoi falë…

Delo.autor

Leave a Comment