Futboll La Liga Sport

NJERIU I REKORDEVE/ Saktësia e MESSIT kalon të gjitha ekipet e ligave elitare

Leo Mesi ka treguar se di të jetë njeriu që zgjidh ndeshjet e rëndësishme dhe këtë e vërtetoi edhe njëherë tjetër në derbin e Katalonjës, duke shënuar 2 supergola me anë të goditjeve të dënimit. Me këto dy gola të shënuar, Mesi vazhdon të tregojë se është i lindur vetëm për rekorde.

Këtë vit, ai ka shënuar plot 8 gola direkt nga goditja e dënimit, që është sa dyfishi i çdo ekip tjetër në ligat elitare. Nëse vazhdojmë të shohim golat që Mesi ka shënuar ndër vite, rekordi bëhet edhe më i madh duke qenë se asnjë skuadër nuk ka shënuar gola nga goditja e dënimit më shumë se Mesi.

Që nga sezoni 20-14-2015, Mesi ka shënuar plot 17 gola nga goditjet e dënimit, nga 21 që ka Barcelona në total. I vetmi ekip që ka shënuar aq sa Mesi, është Juventusi por aty nuk ka shënuar vetëm një futbollist. Të gjitha skuadrat e tjera, kanë shënuar më pak gola se argjentinasi. Në listën me ekipet që shënojnë më shumë gola nga goditjet e dënimit, bën pjesë edhe Levante për të cilën shënon shpesh herë Enis Bardhi.

Renditja me golat nga goditjet e dënimit:

Barcelona 21

Mesi 17

Juventus 17

Lion 13

Roma 13

PSG 12

Bajern Mynih 11

Real Madrid 11

Monako 11

Çelsea 10

Levante 10

Sampdoria 10

Hertha Berlin 10

Bolonja 10

Related posts

Zbulohet klauzola e Xherdan Shaqirit, garë e ashpër për të 

Sadik.Autor

Shpërthen Neymar: Disa njerëz të duan, disa të tjerë të urrejnë

Q.Autor

Idrizi konfirmoi Dajën në krye të Flamurtarit, trajneri i Skënderbeut takim urgjent me presidentin Takaj

Sadik.Autor

Leave a Comment