Futboll Sport

FUTBOLL NË BALTË/ Gazetari Artan Hoxha: Ndeshja Orikumi-Tomori u luajt karate sepse… (FOTO+VIDEO)

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, disa pamje nga ndeshja e kësaj fundjave në grupin B të Kategorisë së Parë, mes Orikut dhe Tomorit.

48418724_1944577742246551_2308623180199100416_n

Takimi i luajtur në stadiumin e Orikumit, kishte si refren kryesor, baltën dhe llucën, ku shkelnin futbollistët. Si të mos mjaftonte gjendja skandaloze e fushës, vijnë edhe shqelmat dhe grushtet, por gjyqtari nuk e nxjerr kartonin e kuq sepse ka harruar atë në dhomën e zhveshjes. Më poshtë, statusi dhe pamjet nga Artan Hoxha.

48370608_1944562008914791_6091423893963145216_n

STATUSI I ARTAN HOXHËS

Futboll bio shqiptar, adrenalina ne maksimum…
Kategoria e pare, java e 13-te, grupi B.

ORIKU i Orikumit vs TOMORRI Beratit 1-0

Ndersa ne ekranet e tv-ve shqiptare sapo kane nisur emisionet sportive te se dieles mbrema me kronikat e bukura te superliges, komentet dhe analizat e specialisteve, po sjell dy video dhe foto ekskluzive te kategorise se pare te organizuar nga FSHF. Mbase ju kam mesuar keq duke u sjell video nga ndeshje champions league kohet e fundit, me Barcelone, Real, Juventus apo Manchester United, por ndeshje si kjo ju siguroj qe nuk keni pare ne ekranet tona sepse kamerat e supersport nuk shkojne kurre aty. 
Spektakel i papare, ne nje bilete ndeshje futbolli, ke brenda edhe shume sporte te tjera, karate, kickboxing, madje dhe vaterpol. 
Ne gjysmen e ndeshjes eshte krejt erresire, gati ka rene nata, sepse FSHF i nis ndeshjet ne oren 14.00 ne mes te dhjetorit. 
Topi mezi dallohet, fusha eshte kthyer ne kenete, vijat kufizuese te fushes u zhduken qe ne nxemje dhe gjyqtaret vendosin me hamendje. Shqelma, grushte me shumice por gjyqtari e ka harruar kartonin e kuq ne dhomat e zhveshjes, jeten e jep po kartonin e kuq se jep….
e megjithate me variantin taktik “bjeri ti bjem” Oriku i mori 3 pike….
Dhe kryekomentatori me taborrin e komentatoreve qe hyjne ne stadium gjithnje pa bilete, do vazhdojne te na e shesin sapunin per djathe, pra do mbrojne “produktin” alla FSHF qe ecen perpara nga fitorja ne fitore…

48996009_1944561975581461_1922408184660623360_n

48358549_1944561978914794_7810814927366520832_n

 

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Sulmuesi Uzuni realizon një “PERLË” dhe rihap sfidën për Ferencvaros (VIDEO)

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Tension para ndeshjes, autoritetet spanjolle kërkojnë të largohet flamuri i Kosovës (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Tottenham udhëheq garën për Kessie para PSG-së, pasi bisedimet me Milanin…

Delo.autor

Leave a Comment