Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

U PREZANTUA ME SKUADRËN E PAOK-UT/ Flet Mihaj: Erdha tek ky klub për…

Enea Mihaj u prezantua si transferimi më i ri i skuadrës së PAOK-ut. Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare u promovua nga klubi me një video si një blerje e rëndësishme, për të cilin skuadra kampione e Greqisë shpenzoi 1.2 milionë euro.

Në fjalët e tij të para si futbollist i skuadrës kampione, qendërmbrojtësi kuqezi flet për synimin që ka për të fituar trofe, si dhe vlerësimin për lojtarët që gjen në qendrën e prapavijës së PAOK. “Të them të drejtën, është e vërtetë që kam pritur gjatë për një mundësi të tillë. Është nder për një futbollist të ri që të dëgjojë se PAOK ka interes për të. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe do të bëj gjithçka mundem, në mënyrë që të justifikoj të gjithë besimin që më ka dhënë ky klub dhe drejtuesit e tij”, tha fillimisht Mihaj.

SYNIMET 

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare preferoi PAOK, ndonëse për të pati interesime edhe nga Olimpiakos. Sipas mediave greke, pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve ka qenë një nga arsyet që e kanë bërë 20-vjeçarin që të vendoste për të zgjedhur kampionët grek. “E di që kam ardhur në një skuadër që synon kampionatin, ka presion për ta arritur atë dhe unë jam i përgatitur, si fizikisht, por edhe nga ana mentale për t’ia dalë mbanë për diçka të tillë. Unë do të jap maksimumin tim për të ndihmuar skuadrën që të fitojë sa më shumë trofe. Dua që të bëjmë të lumtur gjithkënd në komunitetin që mbështet PAOKun”, vijoi Enea Mihaj për sajtin zyrtar të skuadrës greke.

MBROJTJA 

Gjatë fjalës së tij, shqiptari tregon se do të ketë mundësinë për të luajtur me mbrojtësit më të mirë në Greqi. “Unë personalisht besoj se Krespo dhe Varela janë mbrojtësit më të mirë në Greqi, të paktën në dy vitet e fundit. Mendoj se me lojtarë të tillë në krah, do të kem mundësi të mësoj shumë. Do të ‘vjedh’ çdo ditë cilësi prej tyre, në çdo shans që do të më jepet për të treguar veten”, ka deklaruar Enea Mihaj.

Related posts

NESHJA ME PARTIZANIN/ Trajneri Shkëmbi humbet dy ish-lojtarët e “Demave”…

Delo.autor

Legjenda e United, Giggs: City është skuadër e shkëlqyer ta shohësh duke luajtur

Delo.autor

PO ZHVILLON PARAQITJE FANTASTIKE/ Dy ndeshje për të marrë një rol të papritur, Milan mendon të konfirmojë yllin…

Delo.autor

Leave a Comment