Futboll Shqipëri Sport

GAFA AMATORESKE E TEQJES/ Kukësi falënderon dhe fundos Skënderbeun (VIDEO)

U luajt në Kamzë ndeshja hapëse e javës së 16-të të Superiores, mes Kukësit dhe Skënderbeut. Si gjithmonë migrues në këtë kampionat, nënkampionët verilindorë i kanë pritur aty kampionët në fuqi, në një sfidë shumë delikate për të dyja palët.

Është një përballje që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar vitet e fundit, ndaj Kukësi priste shumë tifozë në këtë stadium, duke ditur se qindra familje kuksiane janë shpërngulur në Kamëz. Kështu ka ndodhur, sfidën e zjarrtë e kanë ndjekur mjaft spektatorë.

Triumfoi Kukësi 1-0, me një gol të shënuar me 11-metërsh në minutën e 54-t nga William Cordeiro, i cili shfrytëzoi më së miri dhuratën e Skënderbeut. Kjo për faktin se portieri Aldo Teqja tentoi një driblim në zonë, Et’hemi i rrëmbeu topin dhe më pas u pengua në zonë nga portieri i pafat, i cili vendosi fatet e një sfide mjaft të ekuilibruar.

Pjesa e parë pati ritëm, por edhe gabime nga të dyja palët, ndërkohë që edhe fusha jo e mirë pengonte lojën e rrjedhshme. Pak raste të pastra për shënim, edhe pse Kukësi pati momente jashtëzakonisht të favorshme, sërish për një gabim të portierit Teqja në një moment, por Dzaria gaboi i vetëm me portierin. Ndikonin edhe problemet e dy ekipeve, sepse te Kukësi ishte në stol Reginaldo, ndërsa Skënderbeu ka kohë që nuk po arrin të zgjidhë hallet e sulmit, ku nëse nuk shënon Dejvi Bregu nuk e bën askush tjetër.

Më minutën e 54-t erdhi episodi vendimtar, me Teqjen që gaboi totalisht dhe aq u desh që të vendosej sfida, sepse pas golit të shënuar me qetësi nga Cordeiro Skënderbeu nuk pati forcë për të krijuar ndonjë rast vërtet të pastër për shënim.

Fitore e madhe për Kukësin, që barazohet me Skënderbeun në renditje, ndërsa Partizani është +4, por nesër luan në Durrës. Nëse fiton Partizani, krijohet shkëputja e parë e madhe e sezonit, por javën e ardhshme luhet Partizani-Kukësi.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Pas një super kombinimi me Klassen, Tadic mposht portierin Lopez (VIDEO)

Delo.autor

JAVA “ZJARR” E FUTBOLLIT/ Spektakël dhe emocione nga INTER-BARÇA tek MILAN-JUVE

Isa.Autor

E paimagjinueshme/ Messi do të stërvitet në Madrid

Q.Autor

Leave a Comment