• Home
  • Futboll
  • LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Korçarët në kërkim të golit, Shehi hedh në fushë edhe Guindon (VIDEO)
Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Korçarët në kërkim të golit, Shehi hedh në fushë edhe Guindon (VIDEO)

Po luhet në stadiumin e Kamzës supersfida e javës së 16-të mes Kukësit dhe Skënderbeut. Si verilindorët ashtu edhe korçarët luajnë në këtë përballje me synimin e vetëm, për të marrë 3 pikë.bandicam 2018-12-07 13-59-21-541

Skuadra e Orges Shehit vjen në këtë sfidë pas humbjes ndaj Teutës dhe barazimit në transfertë ndaj Tiranës, ndërkohë që Kukësi ka arritur të fitojë 2 përballjet e fundit, atë ndaj Kamzës dhe Luftëtarit, teksa shpreson të vijojë ecurinë  e rezultateve positive.

bandicam 2018-12-07 13-57-13-169

3 është diferenca e pikëve me këtyre 2 skuadrave në këtë javë të 15-të, teksa juglindorët mbajnë vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa kuksianët ndodhen në vend të 4-t me 27 pikë. Në 5 përballjet e fundit mes njëra-tjetrës, 3 herë ka triumfuar Skënderbeu, 1 herë Kukësi dhe 1 sfidë është mbyllur në barazim 2-2.

bandicam 2018-12-07 13-57-18-018

Të dy trajnerët kanë bërë publik formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, sulmuesi kryesor i Kukësit, Rexhinaldo, nuk do të startoj si titullar për shkak të një dëmtimi dhe ndodhet në stol. Vendin e tij e zë Shpehar. Nuk mungojnë surprizat as në kampin korçar, teksa Shehi i ka besuar një vend titullari Filit, duke ulur në stol Gripshin.

LIVE| KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Melo 54′ 

KOMENTI LIVE:

81′ Zëvendësim i tretë te Skënderbeut, largohet Bruno Dita në fushë Guexh.

80′ Kukësi provon të “vrasë” sfidën me kundërsulm, por Rexhinaldo nuk arrin të përfitojë, teksa preferon të kthehet mbrapa.

78′ Zëvendësim i dytë edhe për Kukësin, largohet Limaj në lojë Shkodra.

75′ Një tjetër zëvendësim për korçarët, largohet Gjergji Muzaka, në lojë Guindo.

72′ Fili provon t’i shmagë të gjithë brenda zonës, por gabon duke i dhuruar një rivënie fundore kuksianëve.

70′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Oto Xhon, në lojë Gripshi.

68′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Shpehar në lojë Rexhinaldo.

67′ Bruno Dita provon me një goditje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

66′ Panik në mbrojtjen e Kukësit, nuk arrijnë të përfitojnë futbollistët e Skënderbeut, pas tentativave të shumta.

63′ Skënderbeu kërkon me ngulm të rrisë lojën sulmuese, por të vendosur mjaft mirë mbrojtësit e Kukësit, që nuk lejojnë depërtimin e korçarëve.

61’ Vangjeli fut një top të gjatë në zonë për Demten, por del Frashëri i sigurt dhe ndal topin.

57′ Momente tensioni në shkallët e stadiumit. Irritohen tifozët e Kukësit, pas një ndërhyrje të gabuar kundër Dzarias. Është dashur ndërhyrje e forcave të sigurisë që situata të normalizohej.

54′ GOOOOL KUKËSI 1-0. Melo tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

Penalltia e Melos on Vidnews.

53′ Teqja bën një tepër gafë. Penallti për Skënderbeun. Portieri ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Ethemit. Nuk ka dyshime për gjyqtarin.

51′ Goditja e parë nga këndi për Skënderbeun, por nuk arrijnë korçarët të rrezikojnë portën e Frashërit.

49′ Ashtu si në pjesën e parë, korçarët e nisin në sulm edhe këtë fragment të dytë të lojës.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

Kukesi-Skenderbeu

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Vangjeli rrezikon pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Ethemit, gjyqtari e këshillon.

39′ Shfaqet e rrezikshme skuadra korçare. Bregu nuk përfiton pas një grushtimi të portierit Stivi Frashëri, i cili e lë topin në zonë. Ndërkohë gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

35′ Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

34’ Skënderbeu mundohet të organizohet në sulm, por Fili preferon të godasë nga distanca dhe gabon. Topi përfundon jashtë kuadratit.

28′ Drithërima në portën e Skënderbeut, e pabesueshme çfarë humbet Kukësi. Pas një gabimi të portierit Teqja, Cyrbja nxjerr të vetë para portës mesfushorin Dzaria, por ky i fundit godet jashtë kuadratit duke shpërdoruar një mundësi të artë shënimi.

23’ Mundësi tjetër e mirë për Kukësin me anë të Et’hemi por në tentativë për të goditur në drejtim të portës, ka gabuar duke shkaktuar faull.

22′ Provon të rrezikojë me Ethemin, por futbollisti rrëshqet në momentin e fundit dhe nuk gjuan siç duhet.

20′ Kroston Limaj, por topo largohet nga Sambou në goditje këndi.

18′ Melo fiton një goditje dënimi në krahun e majtë, pas ndërhyrjes së gabuar të Vangjelit.

15′ Kukësi mundohet të fitojë terren, pas dominimit të Skënderbeut në minutat e para.

9’ Çyrbja shpërthen nga e majta dhe niset në drejtim të zonës, por në fund është Aliti ai që mbyll saktë aksionin.

6′ Përsë korçarët në sulm. Provon sërish Bregu, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe shkon në duart e Frashërit.

4′ Pranë golit Skënderbeu me Dejvi Bregun. Vlonjati provon me një gjuajtje fluturimthi nga brenda zonës, pas harkimit nga e djathta, por ndaj Shameti, i ndodhur shumë pranë.

2′ Korçarët menjëherë në sulm në kërkim të golit.

1′ Ka nisur përballja në Kamzë.

Related posts

E PABESUESHME/ “Njeriu me një këpucë” fiton garën e Ligës së Diamantit (VIDEO)

Isa.Autor

Klopp zbulon pikën e dobët të Real Madridit dhe si “bllokohet” Ronaldo

Sadik.Autor

Pezullohet dënimi me burg për Ronaldon, portugezi pranon të paguaj taksat

Sadik.Autor

Leave a Comment