Futboll Premier League Sport

GATI TRANSFERTA/ Mbrojtësi shqiptar i Napolit do të ribashkohet me..

Mbrojtësi i djathtë shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, do të ribashkohet me Maurizio Sarrin në Chelsea, sipas mediave britanike.

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Shqipërisë ka qenë nën urdhrat e Sarrit në Empoli dhe Napoli dhe në verë u flit se do të mundë t’i bashkohej trajnerit në Chelsea, por transferimi i tij u bllokua nga Napoli.

Sarri e mori me vete në “Stamford Bridge” mesfushorin Jorginho dhe tani në janar dëshiron ta bëjë të njëjtën me Hysajn.

Megjithatë, sipas Daily Star, të kaltërve do t’iu duhet të shpenzojnë shumë më shumë para për ta siguruar transferimin e shqiptarit.

Në fakt, mediat britanike vazhdimisht kanë raportuar për një kalim të mundshëm të Hysajt në Premierligë në afatin kalimtar të dimrit.

Për më tepër, Hysaj nuk është duke gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit të tij për vazhdimin e kontratës, duke i nxitur kështu spekulimet për largimin e tij nga Serie A.

Related posts

Turneun e ndërprerë nga Serbia, EHF-ja e mbyll në mënyrë josportive

Sadik.Autor

MOSHA ËSHTË VETËM NJË NUMËR/ Futbollisti më i vjetër në botë transferohet në një tjetër skuadër japoneze

Delo.autor

MOLDOVA-FRANCE/ “Miqtë” nuk dinë të ndalen, shënon Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment