Futboll Sport

FORMATI I PROJEKTIT/ Ndryshon Fair Play Financiar, UEFA bëhet edhe më “mizore”

Mund të ketë risi të rëndësishme për sa i përket Fair Play Financiar. Mes formatit të ri të projektit dhe zbulimeve të Football Leaks mbi trajtimet e favorshme karshi klubesh si Paris Saint-Germain dhe Manchester City, UEFA është duke menduar për të modifikuar më tej mekanizmat e FFP. Ashtu si sjell e përditshmja gjermane “Bild”, një risi mund jetë kufizimi i shpenzimeve nga ana e klubeve me një shumë  të barabartë me arkëtimet vetëm nga aktiviteti futbollistik.

Ndërkaq, do rishihen kriteret e kontabilitetit të marrëveshjeve në merkaton e transferimeve me një revolucion që, nëse konfirmohet, do të detyronte klubet të ishin edhe më shumë të kujdesshme. Ideja është që të modifikohet modaliteti i “zbutjes” së kostos së kartonit të një futbollisti. Pra, çmimi nuk do të përhapet në bazë të viteve të kontratës së futbollistit, por maksimumi në 3 vite. Një vendim që, nëse aplikohet në disa operacione merkatoje në veçanti që janë të vështira, do të rëndonte jo pak në bilancet e klubeve. Për të bërë një shembull: 222 milionë eurot e shpenzuara nga PSG për blerjen e brazilianit Neymar do të peshonin në bilanc me rregullat e reja për gati 74 milionë euro dhe jo 44 mln euro, siç ndodh edhe tani.

Praktikisht, klubet duhet të punojnë për të rritur faturimin, sidomos në lidhje me aktivitetin futbollistik, në mënyrë që të garantojnë hapësirat më të mëdha të manovrës dhe mundësinë për investime të rëndësishme.

Related posts

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Inter në Europa League

Delo.autor

Portugali-Egjipt, ja pse s’ka favorit në këtë ndeshje

Sadik.Autor

AKUZON RËNDË PROJEKTIN “SUPER LEAGUE”/ Boban: Miliarderë të papërgjegjshëm, nismë e turpshme

Delo.autor

Leave a Comment