Futboll Ligue 1 Sport

MERKATO E JANARIT/ PSG “BLINDON” yllin brazilian, sulmuesi bëhet më i…

Përkundër thashethemeve të vazhdueshme se Neymar mund të largohet nga Franca, lidhja e anësorit brazilian me klubin e tij Paris Saint-Germain është bërë edhe më e fortë, pasi lojtari është bërë ambasadori i ri global i Bankës Kombëtare të Katarit (QNB).

Marrëveshja garanton se të gjitha të drejtat e marketingut të Neymarit tani janë të bankës dhe babai i lojtarit e ka vënë firmën e tij në kontratë bashkë me Yousef Darwish, menaxherin e përgjithshëm të QNB communication group.

QNB-ja është ndër sponsorët kryesorë të gjigantit parisien, ndërsa inicialet e saj zënë vend në mëngët e fanellës së PSG-së.

Drejtuesit e PSG-së shpresojnë se zhvillimet e fundit do t’i japin fund thashethemeve për largimin e Neymarit, të paktën për një kohë, dhe braziliani të përqendrohet dhe t’i ndihmojë skuadrës të kalojë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Related posts

SULMUESI I FRANCËS LË GRUMBULLIMIN E KOMBËTARES/ Mungon në Nations League

F.autor

“BLUTË E LODRËS” TË PAPËRMBAJTSHËM/ Super Pulisic, Chelsea dyfishon ndaj Palace (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAM/ Trajneri Conte: Kjo ndeshje është një shenjë që…

Delo.autor

Leave a Comment