Futboll Seria A Sport

SHIFRA TË FRIKSHME/ Ja kush është “ARMA SEKRETE” e Juventusit…

Sërish kampion dimri, ose le ta themi pa frikë, sërish kampion Italie, që tani! Juventusi po e shtyp gjithnjë e më shumë Serinë A, që është kthyer në një kopje të Ligës 1 franceze, ku PSG bën stërvitje çdo javë, ndërsa të tjerët bëjnë garë për vendin e dytë.

Një “varrezë elefantësh”, kështu mund të përkufizohet Seria A, aty ku Milani është ende në kërkim të një rruge të humbur prej një dekade dhe Interi më shumë premton sesa jep rezultate. Roma, Lazio e Fiorentina? Një herë e një kohë formonin “7 motrat”, tani janë thjesht pjesëmarrëse dhe herë pas here krenohen me ndonjë fitore të bukur në ndeshjet e forta.

Juve është kthyer në një makineri rekordesh dhe 16 fitore në 17 javë nuk arrihen nga askush, në gjithë kampionatet e elitës në Europë.

JUVENTUS STADIUM – Një e dhënë e frikshme bie në sy në këtë ecuri triumfuese të Juventusit dhe është ajo e pikëve të grumbulluara në stadiumin e vet. Nuk është ndonjë risi, ndodh prej vitesh, por këtë sezon Juventus Stadium është bërë fobi për rivalët.

Tetë ekipe të Serisë A deri më sot nuk kanë marrë kurrë pikë në stadiumin e ri të Zonjës së Vjetër dhe mes tyre sheh edhe emra si Roma, Milan e Fiorentina, me verdhekuqtë që kanë luajtur plot 8 ndeshje në Torino. Bashkë me ta, edhe Atalanta, Sassuolo, Parma, Empoli e Spal.

Torino, Bologna e Frosinone kanë arritur të marrin një pikë, ndërsa Chievo ka marrë 2. Fitursit e mëdhenj? Napoli, Genoa, Udinese e Cagliari kanë fituar një herë në Torino, Lazio e Sampdoria kanë marrë 4 pikë, ndërsa Interi është kampion, me “plot” 5 pikë në 8 vizita në Juventus Stadium!

Në total, Juve ka lënë vetëm 30 pikë në 117 ndeshje (!!!) në shtëpinë e vet, ose më saktë në kështjellën e vet. Shtatë vite e gjysmë pas inaugurimit, stadiumi i ri është investimi më i mirë në historinë e klubit bardhezi.

Related posts

TEUTA-VLLAZNIA/ Pas gafës së portierit Laço, Todorovski shënon nga 30 metra (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ “Uroj që të luaj me Pogba”: Lojtari ndez sinjalin e largimit nga Madridi

Isa.Autor

Surpriza e madhe, Allegri ndryshon modulin ndaj Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment