Futboll Shqipëri Sport

Gjoka: Pika në Laç na jep oksigjen, por jemi ende në “ujërat” e mbijetesës

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, në prononcimin për Supersport pas barazimit me Laçin, deklaroi:

Jeni i kënaqur me këtë pikë?

Unë mendoj se e kishim ndërtuar ndeshjen që të mos dilnim pa pikë. Ishte diçka e mirë që nuk humbi, dhe mori barazimin, pse jo të kërkonim edhe fitoren. Ishte një ndeshje e egër, e fortë. Skuadra bëri detyrat, dhe nga disiplina taktike, bëri detyrat me përpikmëri.

Kapiteni Plaku nuk ishte në formën më të mirë, ka probleme apo ngërç psikologjik?

Është çështje kohe, shumë shpejt Sebino do dalë te goli. Kishte një lodhje të dyfishtë. Laçi ka një ekip të mirë, dhe brenda fushe bëhet agresiv. Ato raste që pati, nuk pati fat që të shtynte topin në rrjetë.

Laçi nuk ishte aq agresiv sot. Mendoni se kishit mundësi të bënit më shumë sot?

Unë mendoj se kur themi agresiv, nuk do të thotë që të marrë karrigen e të të bjerë kokës. Agresiviteti është te dyluftimet, te loja e fortë. Ishte e fortë mes dy palëve. Mendoj se loja pati agresivitet. Po të kishim edhe pak më shumë qetësi, do i kishim kthyer në gol ato raste.

Sot ekipi ishte i disiplinuar në fushë. Kjo pikë e fituar në Laç, a ju jep besim për takimin e radhës ndaj Luftëtarit?

Kjo pikë na duhej, sepse futbollistët kishin kohë që po e kërkonin. Kjo pikë do jetë oksigjen për ne, në të ardhmen. Ne akoma jemi në ato ujëra, dhe duhet të fitojmë për të marrë ajër.

Related posts

BOTËRORI 2022/ “La Roja” nuk dinë të ndalen, Soler mposht Gjergjinë me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

FINALJA E KUPËS/ Juventus favorit, Milan synon “mrekullinë”…

Sadik.Autor

ASANI BASHKOHET ME EKIPIN NË STËRVITJE/ Trajneri Lerda në pritje të 5 futbollistëve të grumbulluar me kombëtaret, ja plani ndaj Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment