Futboll Seria A Sport

GODITJE E MIRË NË MERKATO/ “DERBI” i Serisë A në “GARË” për mbrojtësin e Atletico Madrid

Inter dhe Milan kanë nisur një garë për të marrë mbrojtësin e krahut të Atletico Madrid, brazilianin Luis Felipe, kontrata e të cilit me ekipin “colchoneros” skadon në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi 33-vjeçar është rikthyer së fundi në dispozicion të trajnerit Diedo Simeone pas një dëmtimi që e ka lënë jashtë fushave të lojës për 2 muaj.

Mbrojtësi brazilian konsiderohet si një nga të besuarit e trajnerit Simeone, titullar fiks në ekipin e Atletico, por duke parë moshën i ofrohet rinovimi i kontratës vetëm me një sezon, ndërsa ai kërkon të paktën edhe dy vite të tjera. Ndaj lamtumira e tij nga La Liga dhe Atetico Madrid duket e paevitueshme, ndërkohë që kërkesat ndaj tij nuk mungojnë, përfshi edhe ato të Interit dhe Milanit, që kërkojnë të sjellin në serinë A mbrojtësin me përvojë (38 ndeshje e 2 gola edhe me kombëtaren e Brazilit).

Blerja e Luis Felipe, pavarësisht moshës, është një goditje e mirë në merkato, pasi bëhet fjalë për një futbollist me përvojë dhe mbi të gjitha që vjen me parametrin “zero”. Verën e këtij viti u kërkua edhe nga skuadra e PSG, por Atletico nuk pranoi asnjë ofertë, me shpresën që ta bindë lojtarin të rinovojë edhe për një vit, por mbrojtësi kërkon një kontratë më afatgjatë, në mënyrë që të mbyllë karrierën në një “top club”.

Related posts

FUTBOLLISTI REBEL/ Tentoi t’i largohet POLICISË, lojtari francez kapet si…NË FILMA

Isa.Autor

15 milionë euro për mbrojtësin e Machester United, Juventus pranë akordit me italianin

Sadik.Autor

“ISHA NË BISEDIME NË DISA KLUBE”/ Egbo: Vllaznia si Tirana ime, këtu edhe taksistët bëjnë analistin

Delo.autor

Leave a Comment