Futboll Sport

E BUJSHME NË MAROK/ Një miqësore prej 450 mijë eurosh me Argjentinën, ja kushti i vetëm…

Maroku, sipas “AS”, është gati t’i paguajë 450 mijë euro më shumë Federatës Argjentinas të Futbollit (AFA) nëse kombëtarja “Albiceleste” do të ketë në fushë Leo Messi-n në miqësoren që do të zhvillohet 26 marsin e ardhshëm.

NEGOCIATAT – Jo vetëm kaq. Me kusht që të bindet argjentinasi, takimi do të shpërngulej nga kryeqyteti Rabat në stadiumin e Tangerit. Më afër Spanjës domethënë, në mënyrë që transferta të jetë sa më pak e bezdisshme për “Pleshtin”. Ndër të tjera, e përditshmja spanjolle ka zbuluar se AFA ka kërkuar 1.1 milionë dollarë (969.000 euro) për të luajtur miqësoren, duke shtuar se Federata Marokene e Futbollit (FRMF) ka pranuar. Me një kusht: që Messi të luajë.

LAMTUMIRË – Gjithsesi, duket shumë e vështirë që Leo të pranojë. Siç dihet, ylli argjentinas nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren pas Rusi 2018, një botëror që është mbyllur me një eliminim të parakohshëm në fazën e 1/8-ve kundër Francës, që më pas fitoi kupën. Ka qenë 30 qershori i vitit të kaluar dhe dita e fundit që Messi ka veshur fanellën e përfaqësueses.

VENEZUELA – Kjo nuk do të thotë se lamtumira është përfundimtare. Sipas “AS”, Messi mund të kthehet të luajë me kombëtaren në miqësoren e 22 marsit, që Argjentina do ta luajë kundër Venezuelës në “Wanda Metropolitano”, katër ditë para sfidës me Marokun.

E mjaftueshme për të shmangur pjesëmarrjen e dyfishtë, por që do t’i kushtojë shpërblimin ekstra Argjentinës. Me ose pa Messi-n në fushë ndryshon gjithçka. “Albiceleste” nuk do t’i përfitonte ato 450 mijë euro më shumë dhe do të ishte e detyruar të “mjaftohej” me 528 mijë euro. Pothuajse gjysmën.

Related posts

PO SHKËLQEN/ Argjentinasi e thotë hapur: Do të doja të rinovoja me MILANIN

Isa.Autor

REZULTOI ME DOPING NË FINALE ME JUVEN/ Reagon RAMOS, është një tentim për të…

Isa.Autor

Strakosha do të “ngrohë” stolin lacial, kuqeziu do shijoj sfidën si spektator

Isa.Autor

Leave a Comment