Futboll Premier League Sport

GUARDIOLA BËN LLOGARITË/ Man City mund të shpallet kampion nëse grumbullon…

Pavarësisht se skuadra e Liverpool është shkëputur ndjeshëm nga rivalët në Premier League trajneri i Manchester City, Pep Guardiola beson se skuadra e tij mund të bëjë diferencën në fazën e dytë të kampionatit dhe të mbrojë titullin. Në prag të ndeshjes që “qytetarët” do të luajnë sot ndaj Southampton, trajneri spanjoll shprehet se synon vetëm fitoren, duke ngushtuar kështu diferencën me “reds” në renditje.

“Kemi pësuar dy humbje radhazi, nuk është fundi i botës. Skuadra  ka të gjitha mundësitë që të shpallet sërish kampion në Premier League këtë sezon. Kemi realizuar deri më tani 44 pikë dhe nëse realizojmë 44 pikë të tjera edhe në fazën e dytë, atëherë me 88 pikë mund të jemi kampionë. Pra, shifrat tregojnë se çdo gjë është e mundur”, thotë Guardiola.

Duke iu referuar shifrave, trajneri i City, shton: “Në 20 vitet e fundit, shumica e ekipeve që kanë fituar titullin në Premier kanë patur më pak se 88 pikë. Ndaj unë e konsideroj këtë sezon shumë të mirë. Do të lija mënjanë vetëm dy ndeshjet e fundit, pasi pjesa tjetër e sezonit ka qenë e shkëlqyer. Unë nuk e krahasoj ekipin tim me atë të Liverpool tani, por diferencën do ta shohim kur të luajmë mes njëri-tjetrit në fushë”, tha Guardiola.

Related posts

PLAS TEK EKIPI I LA LIGAS/ Shkarkohet trajneri pas 9 muajsh. Drejtori sportiv jep menjëherë dorëheqjen pas lajmit

Delo.autor

Panucci: Juventusi ose Napoli për titull

Q.Autor

SKANDALI/ Foto intime brenda Bible, dy yjet e futbollit me një grua në krevat

Delo.autor

Leave a Comment