Formula 1 Të tjera

TREGON VËSHTIRËSITË PILOTI I FERRARIT/ Charles Leclerc: Debutimi në Formula 1 më ka trembur, sidomos kur…

Charles Leclerc ka pranuar sot se viti 2018, ku ai debutoi në Formula 1, ka qenë i vështirë, pavarësisht se rezultatet e arritura janë të mira, çka i dhanë një vend te makina Ferrari vitin e ardhshëm. jo vetëm kaq, por ai mori trofeun e debutuesit më të mirë në F1 për vitin 2018. “Në fillim ishte e lehtë për mua të trembesha , sidomos kur flisja me kaq shumë persona që rrethojnë këtë sport. Çdo gjë që t’i thua analizohet në detaje nga inxhinierët e tu dhe i gjithë stafi. Më pas u mësova me këtë situatë. Tani nuk më besohet se jam te Ferrari, ku gjithçka nis nga e para”, u shpreh Leclerc.

“Në Formula 2 fokusohesha vetëm në aspektet kryesore, pasi ka më pak persona rreth teje që të ndihmojnë në zhvillimin e makinës. Ndaj në Formula 1 përballesh me një botë krejt tjetër dhe të duhet pak kohë për të kuptuar realitetin. Edhe gjatësia e garave këtu është më e madhe se në F2, ku mendon se pas 20 xhirosh je drejt fundit, ndërsa në Formula 1 të duhen edhe 40 të tjera. Shpresoj që kjo përvojë e fituar këtë vit të më shërbejë gjatë 2019-ës, në debutimin tim me Ferrarin”, tha Leclerc.

Related posts

FORMULA 1/ Zero pikë pas 14 garash, Haas merr vendimin për të ardhmen e Schumacher

Delo.autor

Marrëveshja, Koreja e Veriut me 22 sportistë në Olimpiadën dimërore

Q.Autor

SITUATA NË AFGANISTAN/ “FNÇ”: Kemi larguar 165 sportistë, disa janë akomoduar në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment