Futboll Premier League Sport

HAZARD I MAGJISHËM/ Chelsea fiton me vështirësi, rimerr vendin e katërt të renditjes

Chelsea ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Watford në ndeshjen e fundit të “Boxing Day” dhe ka rimarrë vendin e katërt të renditjes së Premier League, një vend që i garanton pjesëmarrjen në Champions League. Ekipi i Maurizio Sarri-t ka treguar edhe njëherë se varet më tepër sesa duhet nga Eden Hazard, i cili me dopietën e tij është kthyer në lojtarin më të mirë të kampionatit anglez me 10 gola dhe 9 asiste, askush si belgu i magjishëm.

Mundësinë e parë të ndeshjes e ka braziliani Willian, por goditja e tij me kokë nuk është e saktë dhe përfundoi jashtë. Chelsea mund të ketë mbajtjen e topit, por mundësitë e pastra për gol mungojnë. Por as Watford nuk arrin të prodhojë diçka për të zhbllokuar rezultatin dhe duhej pritur minuta e 46’ që të tundet rrjeta. Është Eden Hazard ai që me mjeshtëri driblon portierin dhe shënon me portën e boshatisur pas pasimit të bukur të Mateo Kovacic. Por Chelsea e pëson menjëherë vetëm dy minuta më pas.

Roberto Pereyra lëshon një predhë nga jashtë zonës dhe e dërgon në rrjetë topin e pakapshëm për portierin Kepa. Pas pushimit Chelsea mundohet të reagojë dhe ishte përsëri Eden Hazard ai që fiton një penallti dhe e godet po vetë duke rikthyer avantazhin për miqtë. Pas golit Blutë e kontrollojnë ndeshjen megjithëse Watford mundohet të ushtrojë presion. Aftësia teknike e djemve të Sarri-t ka dalë fitimtare këtë sfidë dhe Chelsea rikthehet në zonën e Champions.

Related posts

Basel shënon supergol ndaj Cityt

Q.Autor

“AI MERITON TË QËNDROJË”/ Pirlo flet me siguri për të ardhmen e Gattusos

Delo.autor

Mbrojtësi i Brazilit zbulon SHERRIN në fushë me Neymar: Më OFENDOI pse humba topin

Isa.Autor

Leave a Comment