Futboll Seria A Sport

FITORE PËR “INFARKT”/ Interi godet “Napoletanët” në kohën shtesë

Interi ka arritur një fitore të madhe mbrëmjen e sotme përballë Napolit. Goli i vetëm i takimit ka ardhur në minutën e 91 të takimit nga Lautaro Martinez.

Ka qenë një takim me shumë raste dhe dukej se gjithçka do të përfundonte në barazim, por argjentinasi është treguar “vrasës” përpara portës.
Kujtojmë se Interi është një nga ekipet që shënon më shumë në fundin e takimit dhe goli ka ardhur pikërisht në kohën e preferuar të zikaltërve. Napoli e mbylli takimin me 9 lojtarë, pas daljes së kuq të Kulibali, që duartrokiti me ironi gjyqtarin dhe Insinjes në fundin e takimit. Me këtë fitore zikaltërit ndodhen në kuotën e 36-të pikëve, ndërsa Napoli me 41 në vendin e dytë, nuk përfiton dot nga ndalesa e Juventusit.

Related posts

Tension i lartë te Milan-i, “fluturojnë” karriget…

Q.Autor

U PEZULLUAN ME 10 NDESHJE NGA KOMISIONI I DISIPLINËS/ Por ja pse Nuabueze dhe Carkanji mund t’ia hedhin me 5

Delo.autor

Ciro Immobile i marrosur pas Jessicas, e tepron pak me dorën…(FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment