Futboll Sport

“HISTORIA PËRSËRITET” PËR MOURINHON/ Tre shkarkime për faj të një njeriu të vetëm…

“Historia përsëritet”, një shprehje që përdoret më shumë seç duhet, por që shpesh është shumë e vërtetë. Në fund të fundit, është pikërisht ajo që ka përjetuar Jose Mourinho në orët e fundit. Mbrapa një shkarkimi ka shumë arsye: rendiment i keq, lojtarë kundër, ekip pa zemër. Por nëse më pas të takon të përballesh me kundërshtarin më të keq në momentin më të vështirë, atëherë fati mund të jetë i shkruar.

Dhe kjo i ka ndodhur Manchester United-it, i mposhtur nga Liverpool fundjavën e kaluar. Çfarë do të kishte ndodhur me Mourinho-n pa Klopp-in? Ndoshta nuk do të kishin ardhur tre shkarkimet e fundit të portugezit. Po, sepse tekniku gjerman qëndron mbrapa tri kontratave të fundit të grisura nga “Special One”.  Gjithçka ka filluar pesë vite më parë. Në gjysmëfinalet e Champions League të sezonit 2012-13, Real Madrid i Mou është eliminuar nga Borussia Dortmund e Klopp: ndeshja e luajtur në Gjermani është mbyllur 4-1, ndërsa ajo e kthimit është mbyllur me rezultatin 2-0 për spanjollët.

Ai eliminim i kushtoi shumë portugezit, i cili e mbylli sezonin me zero tituj, një e dhënë e papranueshme për klubin, që vendosi ta shkarkojë portugezin një muaj më mbrapa. Ky skenar është përsëritur edhe dy vite më pas: n ë tetorin e 2015-ës, Chelsea i Mou u mund 3-1 në shtëpinë e Liverpool-it të Klopp. Një humbje që ka vënë nën presion “Blutë”, kampionë të Anglisë një vit më parë, dhe më 17 dhjetor erdhi shkarkimi i “Special One”.

Saktësisht ajo që ka ndodhur tre vite më pas… plus një ditë. Kapitulli i fundit i sagës është shkuar fundjavën e kaluar në “Anfield”, me United që është vënë me shpatulla pas murit nga Shaqiri dhe “Të Kuqtë”.  Ndeshja është mbyllur 3-1 për ekipin e Klopp dhe pak ditë më vonë, më 18 dhjetor, ka ardhur shkarkimi i Jose. Rastësi apo mallkim? Kjo nuk mund të dihet.

“Ka të ardhme edhe pa United”, ka thënë “Special One”. Gjithmonë nëse Klopp e lejon.

Related posts

TURQI-SHQIPËRI/ Provon Manaj me një gjuajtje të rrezikshme, por topi… (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Shikoni “MAGJINË” e Ilicic nga 50 metra largësi në fitoren e Atalantas (VIDEO)

Delo.autor

U përfol për marrëveshje, por kjo nuk ishte pritur nga Skënderbeu

Sadik.Autor

Leave a Comment