Futboll Premier League Sport

DEKLARATA BEFASUESE/ Arsenali më zhduku DASHURINË për futbollin, sepse ata donin që…

Futbollisti i Arsenal Theo Walcott ka zubluar se iu u shterua dashuria për futbollin gjatë fazës së fundit të karrierës së tij te Arsenal. Lojtari i përfaqësueses së Anglisë u largua nga Arsenal gjatë janarit të kaluar, për tu transferuar nga Emirates në drejtim të Everton të Sam Allardyce. Sulmuesi ka bërë një start të mirë të aventurës së tij të re në Merseyside dhe të sezonit. Ai shënoi dy gola në dy ndeshjet kundër Huddersfield dhe Bournemouth. Duket se anglezi po shijon edhe një herë futbollin te Everton, ndërkohë që te Arsenal po ndodhte krejt e kundërta në periudhën e fundit të karrierës së tij me fanellën e topçinjve. Ishte vetë Walcott ai që rrëfeu të premten se te Arsenal i kishte shteruar dashuria për futbollin. Ai theksoi se arsyeja ishte mungesa e vijueshmërisë, teksa ndonjëherë ishte pjesë e skuadrës, ndërsa herë të tjera lihej jashtë skuadrës, pavarësisht disa performancave pozitive.

“Nuk do të gënjej, për një kohë të shkurtër nuk e dashuroja më futbollin. Sepse kisha disa performanca të mira, por më pas nuk më jepej shansi që të luaja. Të shënoja mbi 100 gola për Arsenal ishte një arritje madhështore personalisht për mua, më pas vetëm në një vit e gjymsë të fundit, gjithçka u bë e vështirë. Nuk mund të gënjej. Ishte shumë e vështirë, të mos kisha mundësinë të bëhesha pjesë e skuadrës, ndonjëherë të isha në ekip e herë të tjera jashtë. Thjeshtë ndjeva se doja të më rikthehej sërish dëshira dhe sfida për futboll. Nuk e ndjeja se kjo mund të ndodhte më gjatë te Arsenal. Tani më është rikthyer sërish shijimi dhe kënaqësia, dhe nuk mund të isha më i lumtur në asnjë vend tjetër. Po luaj futboll me buzëqeshje në fytyrë. Thjeshtë po e dashuroj sërish futbollin”, deklaroi Walcott.

Related posts

Red Bull dominon provat në Hockenheim, ndjekin Mercedes e Ferrari (RENDITJA)

Isa.Autor

“NA LA PA FRYMË”/ Mbretëresha e fitnesit dhe e tatuazheve pozon NUDO (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Belgjikë-Tunizi, “DJAJTË E KUQ” të etur për golead ndaj afrikanëve

Sadik.Autor

Leave a Comment