Futboll La Liga Sport

SEZON PËR TU HARRUAR/ Kalvari i Ansu Fati, operohet për herë të katërt në 6 muaj

Talenti i Barcelonës, Ansu Fati po kalon një sezon për t’u harruar jo për shkak të paraqitjeve por për arsye dëmtimi. 18-vjeçari mungon që nga muaji nëntor kur pësoi një dëmtim në meniskun e gjurit të majtë dhe që atëherë vuajtjet e tij vetëm sa janë shtuar.

Talenti që ka zgjedhur tëluajë për Spanjën iu nënshtrua një ndërhyrjeje më 9 Nëntor për të pastruar meniskun por sërish situate e tij nuk u përmirësua duke iu nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje më 4 Janar.

Përpjekja e lojtarit për të ruajtur meniskun e tij dështoi edhe kur tentative e tretë për ta pastruar dështoi ndërsa tani sulmuesi ka pranuar mendimin e mjekëve për ta hequr meniskun dhe për të marrë përsipër rrezikun e ndonjë dëmtimi të rëndë gjatë karrierës së tij.

Sipas mjekëve, Fati duhet t’i nënshtrohet kontrolleve periodike pasi të jetë operuar në mënyrë që të shmangë dëmtimin e gjurit të majtë ndërsa operacioni i katërt që do t’I nënshtrohet lojtari katalanas do ta mbajë atë 2 muaj larg fushave. Në rastin më të mirë, Fati do të jetë gati për Barcelonën për sezonin e ri por gjithmonë do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve për gjurin e tij të majtë.

Related posts

KËRKON PREJ KOHËSH NJË YLL KLASI/ Mourinho gjen zëvendësuesin e Kane, hedh sytë tek sulmuesi i Serie A…

Delo.autor

Mbrojtësi i Liverpool humbet finalen e Champions dhe Kupën e Botës

Sadik.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK JUVENTUS/ Rabiot mahnitet me “Topit të Artë” në muze: I vërteti është ky… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment