Futboll La Liga Sport

I GJETËN ILAÇIN/ Mori GJOBË REKORD nga BARÇA, Dembele paraqitet në stërvitje një…

I afruar me shumë bujë te Barcelona, sulmuesi francez Ousman Dembele nuk ka rritur të jetë në nivelin që pritej me fanellën ‘Blaugrana’ dhe përveç se po tregon një formë jo të mirë në fushën e blertë, ai është tip problematik edhe jashtë saj. Në stërvitjen e fundit para ndeshjen ndaj Totenhamit, ai ka shkuar në stërvitjen e skuadrës rreth 2 orë me vonesë, duke mos e justifikuar vonesën e tij.

Kështu, klubi i Barcelonës ka vendosur ta gjobisë francezin me një shumë të majme, vlera e së cilës arrin deri në 200 mijë euro. Drejtuesit pranojnë se kjo gjobë nuk po vendoset që të bëhet si shembull për të, por për të mbajtur të paprekur harmoninë e skuadrës duke qenë se rregullorja është e njëjtë për të gjithë dhe duhet zbatuar për të gjithë.

Duke pasur ‘dhimbjen’ e gjobës 200 mijë euroshe, Dembele ka surprizuar sërish katalanasit duke qenë se në stërvitjen e djeshme, ai është paraqitur në stërvitje rreth 1 orë para se ajo të niste. Natyrisht, nuk kanë munguar as ngacmimet nga shokët e skuadrës por mesa duket, Dembele është në rrugën e duhur për t’u mbushur me mend.

Related posts

MBAPPE I JEP SHPRESË PSG-SË/ Stërvitet për të qenë gati ndaj Bayern Munich

F.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia zgjedh trajnerin e ri, maqedonasin Mirsad Jonuz

Delo.autor

Pritet të mbërrijë në Korçë, flet mesfushori palestinez: Skënderbeun ma sugjeroi një DEPUTET

Isa.Autor

Leave a Comment