Futboll La Liga Sport

I PASKA MBAJTUR CR7/ MARCELO hap polemika: ISCOS i dhashë shiritin, por nuk e di pse…

Në minutën e 74-t të ndeshjes mes Realit dhe CSKA-së së Moskës pati një episod interesant që përfshiu mbrojtësin Marselo dhe mesfushorin Isko. Ky i fundit deri në atë moment u fërshëllye nga tifozët për shkak të gabimeve që bëri në fushën e lojës. Mirëpo, në momentin kur mbrojtësi brazilian u largua nga fusha për t’i lënë vendin Karvahalit, shkoi t’i jepte shiritin e kapitenit. Isko e refuzoi dhe tha se duhet t’ia jepte Karvahalit, i cili sapo do futej në fushë.

“Shkova t’ia jepja shiritin Iskos. Nuk e di pse e refuzoi. Më tha që t’ia dorëzoja Karvahalit”, tha Marselo, i cili u tregua kritik për ndeshjen dhe rezultatin.

Gazeta “Marca”, në fakt, ka zbuluar se ka pasur një pakt mes Iskos dhe Karvahalit, që shiritin e kapitenit ta merrte ky i fundit. Ata janë miq të mirë me njëritjetrin dhe diçka të tillë e kishin vendosur në ndeshjen e mëparshme me Melijën.

Related posts

“DASHURIA PËR BARCELONËN ËSHTË E PËRJETSHME”/ Messi: Ja arsyeja e vërtetë pse vendosa të qëndroj (INTERVISTA)

Delo.autor

Tregolësh dhe shifra rekord, Puscas bën të ëndërrojë Inter-in

Q.Autor

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Dy seanca stërvitore në ditë, ja si duket gjendja tek kampi i Partizanit…

Delo.autor

Leave a Comment