Futboll Premier League Sport

“I KA MAR KOKA ERË”/ Lojtari i ARSENALIT hap XHAMIN E MAKINËS dhe HARBOHET me… (VIDEO)

Arsenali fitoi derbin e Londrës dje kundër Tottenhamit me rezultat 4-2 dhe kjo i dha arsye mesfushorit të skuadrës së Unai Emerys, Matteo Guendouzi, të festojë bashkë me tifozët e klubit jashtë stadiumit.

19-vjeçari francez shihet në një video duke festuar bashkë me tifozët e klubit nga dritarja e veturës së tij. Pasi festoi për pak kohë me ta, vetura e Guendouzit niset dhe ai del nga dritarja për ta vazhduar festimin.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, e shënoi golin e parë për skuadrën e Arsenalit nga pika e penalltisë. Eric Dier e shënoi golin e barazimit, para se Harry Kane ta kalonte në epërsi Tottenhamin.

Megjithatë, Aubameyang e shënoi pastaj golin e barazimit  për Arsenalin në pjesën e dytë, para se ta përmbysnin rezultatin përmes golave të shënuar nga Alexandre Lacazette dhe Lucas Torreira.

Arsenali tani është 19 ndeshje pa asnjë humbje dhe këtë ecuri e kanë vazhduar që nga dy ndeshjet e para të sezonit, kur kishin pësuar disfatë nga Manchester City dhe nga Chelsea.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Kovacic firmos me Chelsea kontratë5-vjeçare, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

E bujshme/ Azamoah e Lishtajner drejt largimit, Juvja hedh sytë nga Hysaj

Q.Autor

Nuk ka më dyshime, Shehi thekson pozicionin e tij të ri

Sadik.Autor

Leave a Comment