Futboll La Liga Sport

VLERËSUES BRENDA BARCELONËS/ Messi vendos të ardhmen e trajnerit Vlaverde

Ernesto Valverde mund të mbështetet tek një vlerësues vërtetë special brenda skuadrës së Barcelonës. Referuar raportimeve të medias spanjolle “AS”, argjentinasi i jashtëzakonshëm i Barcelonës, Lionel Messi ka manifestuar dëshirën e tij për të qenë dëshmitar i rikonfirmimit të trajnerit Ernesto Valverde në krye të ekipit blaugrana edhe për një sezon tjetër, pas këtij që po zhvillohet aktualisht.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e konsideron trajnerin aktual të Barcelonës, si teknikun që më shumë se gjithë të tjerët gjatë karrierës së tij te katalanasit, ka arritur ta bëjë për vete, akoma më shumë se Frank Rijkaard, Tito Vilanova, Luis Enrique e madje edhe se vetë Pep Guardiola.

Valverde ka firmosur një kontratë për një tjetër vit me klubin katalanas, me klauzolën që secila nga palët mund ta prishë marrëveshjen, vetëm nëse kontestohet që në ditën e saj të parë. Por vetë trajneri nga sot nuk do t’ja ditë për të ardhmen, vendimi për të cilën mund të varet pikërisht nga finalja e sezonit. Të paturit e mbështetjes së jashtëtokësorit argjentinas mund të rezultojë gjithsesi vendimtare për të ardhmen e trajnerit Valverde.

Related posts

LOJTARI MË I MIRË NË BOTË/ Kjo video që vërteton se MESSI është JASHTËTOKSOR

Isa.Autor

OFERTË NGA KAMPIONATI UKRAINAS/ Zbulohet shifra e refuzuar nga Tirana për Ismajlgecin

Delo.autor

ËSHTË AKTIVIZUAR ME SPANJËN/ Sulmuesi merr lejen për të luajtur me kombëtaren tjetër

Delo.autor

Leave a Comment