Futboll Seria A Sport

ICARDI SHFRENON FANTAZINË/ Kapiteni ZIKALTËR sfidon JUVEN: Nuk firmos për…

Mauro Icardi ka pasur një vit 2018 fantastik, duke shënuar golin e parë në Champions League e gjithashtu edhe në kombëtare, ndërsa u shpall shënuesi më i mirë i Serisë A për sezonin e shkuar. Kapiteni zikaltër ishte i ftuar mbrëmjen e së martës në Gazzetta Awards, çmimet vjetore të Gazzetta dello Sport, ku foli për momentin e tij dhe ndeshjen e radhës ndaj Juventusit.

“Jam shumë i lumtur për mënyrën si shkoi, goli i parë në Champions më dhuroi shumë emocione. Për sa i përket kombëtares, e prisja prej kohësh të shënoja më në fund golin tim të parë dhe më në fund erdhi. Ka qenë një vit i paharrueshëm, së bashku me shokët e mi kemi mbledhur frytet e punës së madhe që kemi kryer. Goli në derbi? E ndjeva shumë, është ndër më të rëndësishmit që kam shënuar”.

Juve-Inter të premten: “A do firmosja për barazim në Juventus Stadium? Absolutisht jo! Do të shkojmë të luajmë pa frikë, mentaliteti i një sportisti duhet të jetë ky. Kam shpirt argjentinas dhe nëse jam i zoti në atë që bëj, u detyrohem rrënjëve të mia”.

Related posts

BARCELONA ME MUNGESA/ Vetëm 14 lojtarë në dispozicion për sfidën ndaj Napolit, ja emrat

Delo.autor

CHAMPIONS/ Lazio “mpin” Dortmund sërish. Tek Barcelona ka vuajtje, por e zgjidh Messi (VIDEO)

Delo.autor

AVENTURË E PAZAKONTË/ Shkojnë në Bukuresht për të ndjekur Francën, por ndeshja luhet në Budapest

Delo.autor

Leave a Comment