Futboll Seria A Sport

ALLEGRI NUK E BËN DRAMË/ Modric me “Topine Artë” vetëm e RRIT motivimin e Ronaldos

Massimiliano Allegri thotë se pret që Cristiano Ronaldo të jetë më i motivuar nga triumfi i Luka Modricit për “Topin e Artë”. Ylli kroat u njoh me çmimin prestigjioz të hënën, duke i dhënë fund një periudhe 11-vjeçare dominante për Ronaldon dhe Lionel Messin.

Modric është lojtari i parë, që nga Kaka, i cili e mori trofeun në vitin 2007, që mposht portugezin dhe argjentinasin për çmimin, me secilin nga dueti që e fitoi nga pesë herë “Topin e Artë”. Pas përfundimit në vendin e dytë, në votimin e këtij viti, Ronaldo do të jetë më shumë i motivuar. Kështu thotë Allegri, pasi trajneri bardhezi pret që sulmuesi të arrijë një nivel edhe më të lartë.

“Ronaldo, sigurisht e meritonte çmimin me atë që ka dhënë te Reali, – tha Allegri në “Gazzetta Sports Awards”. – Fitorja e Modriçit do të jetë një motivim për CR7. Ai do të dëshirojë të bëjë më mirë dhe ta fitojë “Topin e Artë” për herë të gjashtë me Juventusin, vitin e ardhshëm.

Ronaldo është një model për të gjithë futbollistët. Me gjithë suksesin e tij dhe në moshën 33-vjeçare, ai ende fokusohet në çdo detaj. Vetëm talenti i tij nuk e llogarit moshën dhe çdo pengesë tjetër sportive. Ai është një lojtar i shkëlqyer, i bashkuar mirë me grupin dhe ka rritur nivelin e profesionalizmit, çka është gjithmonë pjesë e Juventusit”.

Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit po dëshmon tashmë ecuri mbresëlënëse në Itali, pasi ka pasur paraqitjen më të mirë startuese te gjigantët e Seria A, në 60 vite. Ronaldo dhe Juventusi aktualisht qëndrojnë në krye të Seria A, me portugezin që ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 14 ndeshjet e para të kampionatit italian.

Me tetë pikë larg vendit të dytë (Napoli), Juventusi do të përballet me vendin e tretë, Interin, këtë fundjavë. Dy skuadrat i ndan një hendek prej 11pikësh. “Do të jetë një ndeshje fantastike, – tha Allegri. – Do të shohim në maj, nëse kjo është një ndeshje që përcakton sezonin. Ne shpresojmë të jemi në gjendje të fitojmë diçka të madhe. Derbi i Italisë është një ndeshje shumë e vështirë”.

Related posts

NIS ME SUPER FITORE 2022/ Manchester City përmbys Arsenalin dhe “arratiset” në krye

F.autor

BOTËRORI 2022/ Lajme të këqija për Zvicrën, mesfushori Shaqiri humbet 2 sfidat e shtatorit. Ja shkaku…

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME NË MERKATO/ “Bardheblutë” kërkojnë të “rrëmbejnë” dy lojtarët e Skënderbeut…

Delo.autor

Leave a Comment