Futboll Seria A Sport

“THONË SE FAVORIZOHEMI NGA GJYQTARËT”/ Sarri: Te Juventusi jemi të rrethuar nga dashuria dhe urrejtja

Maurizio Sarri ka në stolin e Juventusit gati një vit. I pari në kampionat, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe në fazat e “nokaut”-it të Ligës së Kampionëve, ai nuk i zhgënjeu pritshmëritë në nivel të përgjithshëm, deri kur futbolli u ndalua prej koronavirusit. Megjithatë, shumë diskutuan mbi rezultatet e tij.

Duke pritur rikthimin në fushë, Sarri u zhyt në botën e Juventusit nga distanca e izolimit. Tashmë e ka kuptuar se çfarë do të thotë të drejtosh skuadrën më të dashur dhe më të urryer në Itali. Me pak fjalë, atë që ju bën të flisni vazhdimisht për veten tuaj.

Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me “A casa con Juve”, Sarri ishte shumë i qartë për mbështetësit bardhezinj: Kur sheh një urrejtje të jashtme, karikohesh nga brenda dhe dashurohesh me realitetin. Nëse bëhesh marramendës, ndodh kështu, sepse gjithmonë je sulmuar nga jashtë.

Ne jemi të rrethuar nga dashuria dhe urrejtja. Ju e kuptoni këtë gjë, vetëm kur jetoni te Juve. Gjithmonë thonë se favorizohemi nga gjyqtarët, pastaj shikoni numrat dhe kuptoni se kjo gjë shkon në një drejtim tjetër”.

Sarri nuk harron Juventus-Fiorentina dhe Napoli-Juventus: “Tifozët vjollcë më kanë ofenduar në kor nga nëna time. Kjo na bën të kuptojmë se sa shumë urrejtje ka ndaj Juventusit. Në “San Paolo” më vërshëllyen, edhe pse aty kam lindur dhe kam dhënë gjithçka. Nëse nuk fitova atje, ndodhi sepse nuk na eci, por unë dhashë gjithçka që kisha”.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Goli i parë sezonal, Isco ndëshkon Valencian (VIDEO)

Delo.autor

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE PARA DERBI/ Shikoni marshimin e tifozëve të Partizanit në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)

Delo.autor

Skedina që mund t’iu zbukurojë ditën! Mos i humbisni këto 5 parashikime

Q.Autor

Leave a Comment