Futboll Seria A Sport

INTERI DHE NAPOLI/ Ja sa kanë fituar nga Champions dhe sa i kushton eliminimi

45.4 milionë euro kanë përfunduar në arkën e Napol-it, ndërkohë që tek Inter kanë përfituar 56.2 milionë euro nga faza me grupe e Champions League.

Pjesëmarrja ne 1/8 e Champions League do të kishte sjellë rreth 15 milionë euro mes shpërblimeve dhe të ardhurave të stadiumit. Sa kushton rënia në Europa League? Mjafton t’i hedhim një sy shpërblimeve për të krijuar një ide.

Kualifikimi në 1/16 vlen 500 mijë euro, që shkojnë në 1.1 milionë në rast se kalohet në 1/8 dhe 1.5 milionë nëse vjen kualifikimi në çerekfinale. 2.4 milionë euro fitohen me daljen në gjysmëfinale, ndërsanë finalen e Bakut vlen 4.5 milionë, plus 4 milionë të tjera që shtohen në rast se fiton Europa League.

Nuk mbaron këtu, sepse fitorja në Azerbajxhan do të garantonte edhe një shumë tjetër parash: 3.5 milionë euro që përftohen nga pjesëmarrja në Superkupën e Europës verën e ardhshme. Një total prej rreth 18 milionë eurosh. Nuk është njësoj si në Champions League, por nuk duhet hedhur poshtë…në këto kohë.

Related posts

MILAN-ASLLANI/ Zbulohen prapaskenat: Maldini ka takuar familjen e tij, i plotëson dëshirën Empolit

F.autor

Juventus gjen zëvendësuesin e Gigi Buffon

Alm.autor

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Arrihet akordi mes palëve, Inter bind 3 lojtarë për të firmosur me “zikaltërit”

Delo.autor

Leave a Comment