Futboll Sport

BARÇA SHKËLQEN NË KUPË/ Por Xavi njofton divorcin e madh: Ka kërkuar largimin

Lojë fëmijësh për Barcelonën, gjithçka e thjeshtë përballë Ceuta-s, skuadër e divizionit të tretë në Spanjë. Blaugranët fituan pastër me rezultatin e thellë 5-0 duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Xavi kishte bërë një rotacion të pjesshëm, por në pjesën e parë hasën në një mur të fortë, arritën të zhbllokonin sfidën vetëm në minutën e 41-të me Raphinha. Pjesa e dytë kishte pak histori, me Robert Lewandowski-n që dyfishoi shifrat në minutën e 50-të pas një asist nga Kessie. Në minutën e 60-të, Xavi hodhi në fushë Ansu Fati me talentin spanjoll që dhjetë minuta më pas realizoi një gol shumë të bukru duke trefishuar shifrat. Në të 77-të ishte Kessie që me kokë dërgoi rezultatin në 4-0 ndërsa në minutën e 90-të, Leva realizoi golin e dytë personal dhe të pestin për Barcelonën.

Në përfundim të sfidës, Xavi konfirmoi divorcin e klubit me Memphis Depay: “Nuk do të ishte ndonjë tragjedi nëse nuk e zëvendësojmë me asnjë, por nëse do të kemi mundësi ta bëjmë do të ishte më mirë. Memphis ka kërkuar të largohet, nuk është ende zyrtare, por vetëm kaq mund t’iu them”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.

Related posts

YLLI BRAZILIAN NË QENDËR TË POLEMIKAVE/ CR7 zbulon: Shpresoj që Neymar të luajë me…

Delo.autor

Paul Pogba: Dua trofetë para futbollit të bukur

Sadik.Autor

Kalimi i Griezmann te Barça mund të marrë një kthesë të papritur

Sadik.Autor

Leave a Comment