Futboll Premier League Sport

ISH-LEGJENDA E ARSENALIT/ Unai Emery reagon: Arsenali duhet të tregojë gjendjen definitive për të, nuk mund…

Unai Emery refuzon të flet shumë se pse fituesi i Botërorit nuk po luan, por legjenda e Gunners dëshiron të di më shumë për situatën e lojtarit.

Arsenali duhet që të qartësojë çfarë është duke ndodhur me Mesut Ozil, ka thënë Ian Wright, përfshirë edhe me atë se a do të largohet ai në muajin e ardhshëm.

Fituesi i Botërorit për momentin nuk është lojtar i dëshirueshëm në Emirates Stadium, me Unai Emery që nuk e angazhoi atë as në derbin e ditës së mërkurën në Carabao Cup kundër Tottenhamit.

Trajneri i Gunners po ashtu ka refuzuar të flet për arsyet e mungesës së lojtari që ka pagë të majme në Arsenal, me spanjollin që thjesht ka deklaruar se vendimi i tij bazohet në një “vendim taktik”.

Ozil kishte munguar në ndeshjet e fundit shkaku i gripit, por ai u kthye dhe ishte prezent në stërvitje por për çudi nuk ishte aty, as në bankinë.

Ka pasur spekulime që e lidhin atë me një largim në ndonjë skuadër tjetër, kurse Wright beson se ata që janë në drejtim të Arsenalit duhet të na dhënë më shumë në lidhje me këtë situatë.

“Me duhet të them tani, ne duhet të zbulojmë se çfarë është duke ndodhur me Ozil. Ai nuk ishte në skuadër përsëri”, tha legjenda e Gunners, ish sulmuesi i Arsenalit për kanalin e tij zyrtar në YouTube pasi që Arsenal u mposht 2-0.

“A është ai sëmurë? Çfarë nuk po shkon? Ne duhet të dimë sepse ne nuk mund të bartim peshën e pagës së tij të madhe dhe të mos dimë se çka po ndodh me të ashtuquajturin yll i skuadrës”.

“A po largohet ai në janar? A do të largohet në ndonjë afat tjetër? A është në planet e menaxherit? Nuk duket”.

“Kështu që ata duhet ta zgjedhin këtë gjë por derisa lojtarët e tjerë janë të bashkuar dhe fitojnë, kjo duhet të jetë gjëja kryesore”.

Arsenali duhet të tregojë gjendjen definitive te Ozil, derisa ai nënshkroi kontratë të re në shkurt me të.

Klubi ka luftuar shumë për ta mbajtur atë në skuadër dhe mos ta lë të largohet si lojtar i lirë.

Kjo, megjithatë, ishte në kohën e Arsene Wenger.

Emery tani është në krye të klubit nga Londra Veriore dhe gjatë verës, pavarësisht se ai nuk po tregon formën e mirë, ai duket se ka mbetur i pakënaqur nga puna e tij.

Hera e fundit që Ozil startoi, ishte ndeshje sa për sy e faqe kundër Qarabag, derisa ka luajtur vetëm 20 minuta në Premier Ligë që nga 11 nëntori i këtij viti.

Related posts

Matematikisht kampionë, Skënderbeu vetëm me dy titullarë përballë Teutës

Sadik.Autor

Messi: Aguero nëse do të luajë me mua, të vijë te Barcelona

Sadik.Autor

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ “Ujqërit e Dëborës” ndalin vrullin e Flamurtarit

Delo.autor

Leave a Comment