Boks

SUPERSFIDA/ Shqiptari përballet me ish-kundërshtarin e Joshuas

Boksieri shqiptar Senad Gashi të shtunën do të përballet me boksierin nga Kameruni, Carlos Takam.

Sky Sports raporton se Takam kthehet për herë të parë në ring që nga nokauti që kishte pësuar ndaj Derek Chisoras në muajin korrik.

Gashi – Takam do të zhvillohet në “O2” të Londrës.

Kujtojmë se Takam ishte përballur me kampionin e botës, Anthony Joshuan më 28 tetor 2017 për titull të botës.

Boksieri Gashi, 28 vjeçar, ka shënuar deri më tani 17 fitore e një humbje, me të gjitha fitoret të shënuara me nokaut. Me 16 prej tyre të përfunduara në dy rundet e para.

Related posts

HISTORIA/ Nga sherri me rusët në Greqi te largimi në Austri dhe shpallja kampion e Florian Markut

Delo.autor

Joshua i uritur për triumf/ Boksieri ultimatum Wilderit: Dy javë kohë për kontratën

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ COVID-19 “prek” edhe Joshua, sfida me Kulev drejt shtyrjes

Delo.autor

Leave a Comment