Futboll Premier League Sport

ISH-PRESIDENTI I CRYSTAL PALACE/ Jordan: Konfirmimi i Solskjaer është shkatërrimi për Man United

Ole Gunnar Solskjaer nuk është një gjeni taktik dhe emërimi i tij si trajner definitive do të ishte një shkatërrim për Manchester United, të paktën sipas versionit të Simon Jordan, ish-presidentit të Crystal Palace. Solskjaer duket se ka ringritur optimizmin dhe pozitivitetin në “Old Trafford”, pas dështimit të Jose Mourinho, duke hipotekuar dy fitore të njëpasnjëshme në debutimin e tij në transfertë, sikurse dhe në shtëpi, respektivisht ndaj Cardif 5-1 dhe ndaj Huddersfield me rezultatin 3-1. Legjenda e klubit u thërrit në kushte emergjence për të zëvendësuar përkohësisht Mourinhon e shkarkuar, të paktën deri në përfundim të sezonit, kur United do të emërojë trajnerin definitiv në merkaton e verës. Mes favoritëve më të përfolur, Mauricio Pochettino, Zinedine Zidane dhe Massimiliano Allegri, nuk përjashtohet as rikonfirmimi i vetë Solskjaer, në rast se norvegjezi do të surprizojë me ndonjë sukses të paimagjinuar në këtë gjysmë të dytë të sezonit.

Por ish-presidenti i Crystal Palace, Jordan beson rikonfirmimi i Solskjaer do të ishte një gabim fatal, duke pretenduar se norvegjezi nuk po bën asgjë që çdokush me gjysmë truri dhe që mer vesh nga futbolli, nuk do të bënte në “Old Trafford”. “Solskjaer nuk mund të humbasë. Ai do të shkojë gjithmonë në atë derë, duke zgjedhur futbollistët më të mëdhenj, nuk do të bëjë asnjë zgjedhje anti-popullore, nuk do të jetë pjesë e asnjë konfrontimi, kështu që të gjithë futbollistët që ndiheshin të dhunuar e keqpërdorur, apo jo aq të rëndësishëm, nuk do tu shklen më veshët. Kjo e gjitha ka lidhje me futbollistët, bëhet fjalë për dikë që hyn në një ambient vetëm duke qenë i aftë të ngrejë humorin, dhe nëse kjo kushton £2 milionë os £3 milionë për gjashtë muaj, nuk di çfarë të them për futbollin”, u shpreh ish-presidenti i Crystal Palace.

“Por nuk është surprizë për mua që ata mundën Cardiff dhe Huddersfield. Nuk më çudit që Pogba ka veshur sërish këpucët dhe po luan, sepse të gjithë po marrin atë që donin. Unë mendoj se Ole Gunnar Solskjaer nuk është një gjeni taktik, ai nuk po bën asgjë që dikush me gjysmë truri por që mer vesh pak nga futbolli, nuk do ta bënte gjithashtu, të japë lajme pozitive. Ata fëmijë në dhomën e zhveshjes duan të dëgjojnë vetëm fjalë të mirë, nuk duan të dëgjojnë për realitetin. Fatkeqësia më e madhe që mund të ndodhë për Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchester United, është nëse norvegjezi konfirmohet në atë detyrë për një periudhë afatgjatë. Njëlloj sikurse ndodhi me Roberto Di Matteo te Chelsea, nëse fiton diçka me rëndësi dhe duhet mbajtur aty kundër dëshirës së vërtetë të klubit dhe më pas përzihet, kjo është gjëja më e keqe për atë dhe klubin”, deklaroi Jordan.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ I papërmbajtshëm MEHA: shënon një perlë nga goditja e dënimit (VIDEO)

Isa.Autor

TIRANA FITON PA VUAJTJE NDAJ VLLAZNISË/ Partizani ndez “shpresat” për Europën

Delo.autor

TIRANA-APOLONIA/ Batha mposht portierin Harizaj nga pika e bardhë, protestojnë “fierakët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment