Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT PO AFRON/ Kane: Nuk keni nevojë të blini lojtar, ne jemi…

Sulmuesi anglez nuk beson se ata duhet të sjellin lojtarë të ri gjatë janarit në mënyrë që klubi të jetë i suksesshëm.

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane insiston që skuadra e Spurs tashmë ka lojtarë të mjaftueshëm për të garuar për kreun e tabelës në Premier Ligë, edhe pse afati i janarit po ofrohet.

“Ndonjëherë nëse ju nuk e gjeni lojtarin e duhur atëherë nuk keni nevojë as të blini një lojtar”, tha Kane për ESPN të enjten.

“Kjo është një filozofi e gabuar dhe për ne pati dyshime në verë. Pochettino i beson skuadrës dhe ai është duke bërë më të mirën për ne deri me tani”.

“Ne do të shohim çfarë do të ndodh në afatin kalimtar të janarit. Nëse trajneri vendos për të blerë mendoj që ai do ta bëj këtë. Nëse ai nuk blen do të thotë se ai e di po ashtu çfarë është duke bërë”.

“Ne jemi mirë, ne jemi gati për të vazhduar. Kjo periudhë ka pasur shumë ndeshje, ne duket se ja kemi dal shumë mirë sepse kemi filluar ti mbulojmë pjesët e fushës si brenda ashtu edhe jashtë saj”.

Related posts

NJË MUAJ E GJYSMË PA KAMPIONAT/ Ja 6 javët e Superiores që janë… “djegur”

Delo.autor

LUAJNË NË TRE FRONTE/ Klopp përmend rotacionin, SHAQIRI i kujton se është gati

Isa.Autor

E FUNDIT/ Disiplina i mbyll stadiumin Laçit, ja vendimet e plota

Delo.autor

Leave a Comment