Futboll Premier League Sport

ISH SULMUESI I “DJAJVE TË KUQ”/ Dimitar Berbatov: Unë tani po marrë licencat, ndoshta një ditë…

Ish sulmuesi i Djajve të kuq shpreson që një ditë të bëhet një trajner dhe ka pranuar që ai do të dëshironte që ta merrte timonin e klubit në një pikë.

Dimitar Berbatov ka thënë se ai do të dëshironte ta menaxhonte një ditë Manchester Unitedin, pasi që bullgari tashmë ka filluar trajnimet për trajner.

Berbatov, i cili ka shënuar 49 gola në 150 paraqitje për Djajtë e Kuq, ka thënë se “Solskjaer si trajner të United do të jetë shumë interesant” dhe beson që trajneri i Molde e ka “kohën e duhur për ta treguar veten”.

Bullgari po ashtu ka thënë se ai do të dëshironte të ishte një trajner i United dhe thotë se “ambiciet e tij janë të larta”.

“Si unë, ai [Solskjaer] është një ish futbollist i madh për klubin dhe ai ka tërë kohën që i nevojitet që të tregoj veten e tij”, ka thënë Berbatov për Betfair.

“Jam kurioz sepse edhe unë kam qenë pjesë e Manchester United dhe ndonjë ditë dua që të bëhem menaxzher. Edhe unë kisha nevojë që të thyhet akulli në këtë pikë”.

“ka vetëm disa të ‘zgjedhur’ që fillojnë me klube të mëdha – Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane të dy filluan nga klubet e tyre, Barcelona dhe Real Madrid duke pasur shumë sukses-por Ole e ka këtë mundësi pasi që ka pasur sukses me Molden në Norvegji kështu që tani do të stërvit skuadrën në United”.

“Kush e di, ndoshta një ditë do të jem unë trajner në Old Trafford. Unë tani po marrë licencat dhe kam ambicie të larta”.

Related posts

ZIDANE JEP DRITËN JESHILE/ Talenti francez drejt Real Madridit për 50 milionë euro (EMRI)

Delo.autor

LIVE/ Manchester United-Chelsea, Alonso barazon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

SKANDAL NË GANË/ Tifozët të pamëshirshëm pas ndeshjes, arbitrat mbulohen nga gjaku. Shikoni çfarë ndodh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment