Futboll La Liga Sport

ISHTE MË I MIRI NË BOTË/ Navas përfundon në stol dhe përgatit LARGIMIN nga Madridi

Keylor Navaz mesa duket i ka orët e numëruara në Madrid. Transferimi i belgut Thibaut Courtois ka bërë që gardiani tjetër i “Los Blancos” të ulet në stol. Kjo situatë nuk është pëlqyer aspak nga ana e Navas, i cili nuk e pranon stolit kjo edhe për faktin se paraqitjet e tij me Realin në sezonet e kaluara ka qenë pozitive.

Gjithsesi është vetë numri një i stolit të “mbretërorëve”, Santiago Solari, i cili i ka hapur derën portierit nga Costa Rika. Destinacionet janë të shumta, por më se shumti e ardhmja e Keilor Navas është e lidhur me Premier League, që përkon edhe me vetë dëshirën e gardianit.

Agjentët e tij janë duke punuar në mënyrë intensive që sa më shpejt në dyert e Realit të Madridit të paraqiten ofertat që mund të vijnë në merkaton e Janarit ose gjatë verës.

Me largimin e Zidane nga stolit i Los Blancos, Navas e humbi rolin e titullarit e ndikuar kjo edhe prej transferimit të Courtois. Ndërkohë që trajneri aktual i madrilenëve, Solari ka bërë zgjedhjen e tij, belgu titullar në Champions dhe La Liga, teksa Navas vetëm në Kupën e Mbretit. Zgjedhje e papranueshme për 31-vjeçarin.

I ndodhur përpara një situate të tillë, nuk është e largët dita kur Navas të bëjë gati valixhet dhe të largohet nga Madridi, teksa tashmë mbetet për t’u parë se cila skuadër do të shfaqë interes konkret për të pasur në dispozicion shërbimet e tij.

Related posts

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Si ka ndryshuar Partizani i trajnerit Daja nga sezoni i shkuar, formacioni i mundshëm

Delo.autor

“Zoti i dha Messit një këmbë magjike dhe një fytyrë…”

Q.Autor

LA LIGABarça dhe Real Madrid luajnë në transfertë për një rekord dhe për vendin e tretë

Q.Autor

Leave a Comment