Champions League Futboll Sport

“ITALIA PRET GOJËN”/ Icardi s’mjafton ndaj PSV-së, Moura kualifikon Tottenhamin

Inter eliminohet nga Champions League! Një rezultat katastrofë për milanezët, të cilët nuk kanë arritur të mundin në “San Siro” një PSV që nuk luante për asgjë në Grupin B, që e ka mbyllur në vendin e fundit me dy pikë.

Holandezët kanë befasuar vendasit në  minutën e 13-të me golin e Lozano-s, që ka ardhur pas një gafe të Asamoah. Reagimi i zikaltërve ka ardhur në minutën e 73-të, me Mauro Icardi-n që ka realizuar golin e barazimit.

Një gol që nuk ka mjaftuar për të mbajtur në Champions League milanezët, sepse Tottenham ka barazuar 1-1 në “Camp Nou” kundër një Barcelone që e ka nisur ndeshjen pa Messi-n, i cili është aktivizuar në minutën e 63-të. Dembele ka kaluar në avantazh spanjollët me një gol magjik pas 7 minutash lojë, por pesë minuta para fundit ka ardhur goli i Lucas Moura që ka kualifikuar Tottenham në 1/8-at dhe ka eliminuar Inter-in.

Ndërkohë, Borussia Dortmund ka fituar Grupin A pas fitores 2-0 t ë marrë në fushën e Monaco falë dygolëshit të FGuerreiro (15′, 88′). E ka mbyllur në vendin e dytë Atletico Madrid, që nuk ka shkuar më larg se një barazim pa gola në  fushën e Club Brugge.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Dy oferta nga Partizani dhe Vllaznia, ja e ardhmja e mbrojtësit Hakaj…

Delo.autor

Bayern Munich konfirmon zyrtarisht interesimin për Goretzkan, gati transferimi në verë

Q.Autor

Milan nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Sassuolos

Sadik.Autor

Leave a Comment