Futboll Sport

“NUK KAM PARË NJERI QË GËNJEN SHUMË”/ Presidenti Ceferin sulmon Agnellin: Folëm në telefon dhe më tha…

Krijimi i Super ligës është bërë një mollë sherri midis presidentëve të klubeve dhe drejtuesve të UEFA-s.

Në një deklaratë për mediat, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, u shpreh me tone të ashpra për presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli duke e cilësuar këtë të fundit si një gënjeshtar të madh.

Një marrëdhënie që shkon përtej punës pasi numri një i UEFA-s është edhe kumbari i vajzës së Anjelit . Kjo është arsyeja pse sulmi i sllovenit bëri edhe shumë zhurmë.

“Sigurisht që zhgënjimi është i madh nga të gjithë ne. Unë kurrë nuk kam parë një person që gënjen kaq shumë sa Anjeli. Fola me Anjelin në telefon të shtunën dhe më tha se ishin vetëm thashetheme, pastaj ai tha se do të më telefononte përsëri dhe në vend të kësaj ai e fiku telefonin. Lakmia është e fortë, por ne jemi ndryshe. Kishin mbështetjen tonë në çdo gjë dhe tani vepruan kështu, nuk di se çfarë të them.”

Me Anjelin kemi diçka personale sepse unë e njoh atë prej shumë kohësh, por nuk prisja që të bënin këtë. Nuk është një betejë personale, por kur u gjet zgjidhja për të mirën e Champions-it, doli kjo ide fantazmë dhe pastaj thanë se do fillojnë negociatat”.

Related posts

PIKANTET E FLAMURTARI-VLLAZNIA/ Brdariç udhëzon në shqip, interes nga tifozët

Delo.autor

Vazhdojnë veprimet provokuese të mediave serbe, kapen me Shaqirin dhe Behramin

Sadik.Autor

Mesfushori i KUKËSIT “kërcënon” PARTIZANIN: Bëhuni gati për humbje, do t’iu…

Isa.Autor

Leave a Comment