Futboll Premier League Sport

DEL NË MBROJTJE TË YLLIT TË RIVALËVE/ Guardiola: Është një lojtar i madh

Në konferencën për shtyp në prag të gjysmëfinales së Kupës së Anglisë që Manchester City do të luajë të shtunën në mbrëmje kundër Arsenal-it, Pep Guardiola ka dalë në mbrojtje të David Luiz, i cili është kritikuar shpesh gjatë këtij sezoni.

“Kam një respekt të madh për karrierën që ka bërë. Është një lojtar i  madh dhe ka një mentalitet të madh. jam i befasuar se shumë kritika kundrejt tij vijnë nga disa ish-futbollistë. Duket se ata nuk kanë bërë kurrë gabime”, ka thënë Pep.

Më pas ka saktësuar: “Nuk kam thënë kurrë se vendi i dytë në premier League është më i rëndësishëm se Kupa e Anglisë. Kam thënë se kualifikimi në Champions është thelbësor, por ky kompeticion është një nga më të bukurit në botë. Anglishtja ime duhet të jetë përkeqësuar”.

Related posts

MATEO MUSACCHIO DREJT SHITJES/ Milan gati zëvendësuesin tek klubi i Premier League…

Delo.autor

Zyrtare: Fatih Terim rikthehet në Galatasaray

Q.Autor

“PA DORASHKA”/ Vieira kritikon Balotellin: Është për të ardhur keq…

Isa.Autor

Leave a Comment