Futboll Seria A Sport

JUVENTUS I DYFISHON RROGËN/ Gati rinovimi deri në vitin 2023 për mesfushorin bardhezi

Nga 2.8 milionë euro në sezon në 5.5 milionë euro në sezon. Është kjo shifra që Juventusi i ka propozuar mesfushorit brazilian Alex Sandro që të qëndrojë me bardhezinjtë deri në vitin 2023, duke ia shtyrë edhe me 3 sezone të tjera kontratën aktuale, e cila skadon në vitin 2020. Një shumë që pritet të bindë 27-vjeçarin për të qëndruar me kampionët e Italisë, duke qenë se konsiderohet një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e trajnerit Allegri.

Problemi i vetëm për Juventusin është konkurrenca e fortë që vjen nga Premier League, ku skuadrat më të mira janë gati të konkurrojnë bardhezinjtë për të bërë të vetin brazilianin. Ndaj edhe pse oferta është e kënaqshme drejtuesit e Juves janë ende në pritje të një përgjigje që do të japë lojtari në lidhje me të ardhmen e tij. Javën e kaluar palët dukeshin larg marrëveshjes, por duket se oferta e re ka mbyllur keqkuptimet dhe pritet që Alex Sandro të hedhë firmën në kontratën e re.

Related posts

SHTYRJA E VENDIMIT NGA “CAS”/ Legjendat korçare analizojnë situatën: Është sinjal pozitiv, pasi…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas një gabimi në mbrojtjen e “bavarezëve”, talenti Felix zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Dzeko niset drejt Londrës… pritet lajmërimi nga Chelsea

Q.Autor

Leave a Comment